Fëmijët e mi të dashur, mos lejoni që urrejtja ndaj këtij Misioni t'i shqetësoj zemrat tuaja. Përkundrazi, përulini kokat tuja në falenderim për Dhuratën e Librit të së Vërtetës, në këto kohë trazirash në Tokë.
Biri im i dashur, Jezu Krishti, u torturua, u përbuz dhe u kritikua gjatë Misionit të Tij për të predikuar të Vërtetën, gjatë Kohës së Tij në Tokë.
Ata që e njihnin Fjalën e Hyjit refuzuan ta pranonin Mesian e premtuar, kur Ai qëndronte para tyre. Fjalët e Tij u bënë copë copë, por pavarësisht nga kjo, ato nuk u shpërfillën.
Kur Hyji flet përmes profetëve të Tij, dhe në rastin e Birit tim – Mesia i Vërtetë – është e pamundur për njeriun ta shpërfilli Fjalën. Ata që nuk e pranojnë Fjalën e Hyjit, kur ajo del nga gojët e profetëve, do ta kenë të pamundur të kthejnë shpinën. Përkundrazi, urrejtja e tyre do t’i torturoj ata dhe asnjë moment paqeje ata nuk do të ndjejnë në zemrat e tyre.
Gjatë Kryqëzimit të Birit tim Ai u brutalizua dhe u torturua, me një egërsi të tmerrshme, të cilën ata që u kryqëzuan me Atë të njëjtën ditë nuk duhej ta kishin duruar. Por, ata ishin kriminelë të dënuar dhe krimi i vetëm i Birit tim ishte se Ai fliste të Vërtetën. Kur e Vërteta – Fjala e Hyjit – flitet përmes profetëve, ajo është si një shpatë me dy presa. Ajo do të sjelli gëzim dhe Hire të veçanta tek disa, por tek të tjerët ajo do të sjelli frikë, që mund të shkaktoj urrejtje. Prandaj kur të shikoni urrejtje në formën e akteve të liga, gënjeshtrave dhe shtrëmbërimeve të qëllimshme ndaj Fjalës, dijeni se ky Mision vjen nga Hyji. Shumë profetë të rremë, që enden nëpër Tokë në këtë kohë, nuk e provokojnë një reagim të tillë, sepse ata nuk vijnë nga Hyji.

Dijeni se Satani e urren këtë Mision, sepse ai do të humbasi miliarda shpirtra prej kësaj. Megjithatë, do të jetë një udhë shumë e vështirë për ata që e ndjekin atë. Unë ju bëj thirrje të jeni të vetëdijshëm për ata që thonë se vijnë në Emrin e Birit tim dhe që deklarojnë se kjo, Fjala e Hyjit, vjen nga Satani. Ata kryejnë një nga gabimet më të rënda të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë.
Lutuni, lutuni, lutuni për ata shpirtra të gjorë. Mos ndjeni zemërim për ata. Por ju duhet të lypni Mëshirë për shpirtrat e tyre.
Për ta ruajtur këtë Mision, kundër djallëzisë së Satanit, unë ju kërkoj që të filloni të recitoni këtë Lutje të fuqishme për ta mohuar Satanin. Kur ju e recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës, të paktën dy herë në javë, ju do të ndihmoni në mbrojtjen e këtij Misioni për Shpëtim dhe në sjelljen e më shumë shpirtrave në Mbretërinë e Hyjit.

Lutja e Kryqëzatës (132) Të mohojmë Satanin për të mbrojtur këtë Mision
O Nëna e Shpëtimit, eja në ndihmë të këtij Misioni. Na ndihmo ne, Ushtrinë e Mbetur të Hyjit, të mohojmë Satanin. Ne të lutemi ty që t'ia shtypësh kokën bishës me thembrën tënde dhe të heqësh gjithë pengesat në misionin tonë për të shpëtuar shpirtrat. Amen.
Fëmijë, ju duhet ta kujtoni se kurrë nuk është e lehtë kur ju e ndihmoni Birin tim të mbaj Kryqin e Tij. Vuajtja e Tij bëhet e juaja, kur ju deklaroni besnikërinë tuaj ndaj Tij. Duke besuar tek Ai plotësisht dhe duke këmbngulur në udhëtimin tuaj për ta ndihmuar Atë në shpëtimin e shpirtrave, ju do të bëheni më të fortë. Do t’ju jepet guximi, forca dhe dinjiteti të qëndroni mbi talljet, blasfemitë dhe tundimet, të cilat do të jenë fati juaj për ditë, deri në Ditën e Ardhjes së Dytë të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.
Shkoni në paqe. Vendoseni gjithë besimin tuaj tek Biri im dhe gjithmonë më thërrisni mua, Nënën tuaj të dashur të Shpëtimit, t’ju vij në ndihmë në Misionin tuaj për të shpallur shpëtimin e shpirtrave.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit