Bija Ime fort e dashur, sa është rritur ky Mision dhe sa shpejt do të zhvillohet tani, ndërsa Unë pregatitem për ardhjen e Kohës Sime.
Unë e kam filluar planin tjetër për t’i bërë të vetëdijshëm të gjithë fëmijët e Hyjit për botën e madhe të re, e cila ju pret dhe kjo pregatitje do të jetë me faza. Faza e parë është pastrimi. Kjo do të thotë trazira, ndryshime klimaterike, rrëmuja dhe një braktisje e tmerrshme, që do ta përfshij Tokën. Këto të gjitha do të ndodhin në të njëjtën kohë. Pastaj, Kisha Ime do të rrëzohet dhe vetëm Kisha e Mbetur do ta mbahet pas të Vërtetës dhe do të dëshmoj Fjalën Time të Shenjtë.
Unë do të mbledh njerëz nga çdo skaj i botës – të çdo besimi të Krishterë, si fillim. Pastaj Unë do t’i tërheq të tjerët drejt Meje. Më në fund, Hebrenjve do t’ju tregohet prova e Besëlidhjes së Atit Tim dhe ata do të sillen në Mbretërinë e Hyjit, ashtu si është parathënë.
Shumë zëra tani e mbysin Zërin Tim, por prapë do të jetë vetëm Zëri Im që ata do të vënë re, sepse Gjuha Ime është si një shpatë dhe Prania Ime si dy vetëtima të bashkuara. Kur Unë e bëj të ndjehet Prania Ime, ajo do të jetë në shtëpitë më të përulëta dhe do të ndahet me shpirtra të mirë – të butë, si dhe të mënçur. Unë do ta bëj të ditur Praninë Time mes paganëve dhe, për të parën herë, ata do ta vënë në pyetje përjetësinë e tyre për të ardhmen dhe do të fillojnë t’i hapin zemrat e tyre ndaj Meje. Ju e shikoni, asnjë shpirt nuk do të mbetet pa u prekur. Disa nuk do të më mirëpresin Mua, por ata do ta dinë se Unë Jam atje.
Koha Ime për ta bërë Praninë Time të ndjehet, prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, është shumë afër. Unë dëshiroj që ju t’i shpengoni shpirtrat tuaj para Meje dhe të jeni gati të më pranoni Mua, sepse ju nuk do ta dini kohën apo orën. Një gjë Unë do t’ju them se ajo do të jetë e papritur.
Jezusi juaj i dashur