Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Antikrishti, që qëndron i fshehur në prapaskenë, së shpejti do të shfaqet në botë

E Enjte, 19 Janar 2012, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, ngrihu tani me forcë për të vazhduar ta shpallësh fjalën Time Më të Shenjtë.
Për ata, të cilët e dëgjojnë dhe e besojnë Fjalën Time Më të Shenjtë, Hire të mëdha mund të përftohen përmes recitimit të Lutjeve të Mia të Kryqëzatës.

Purgatori mbi Tokë, që së shpejti do të përjetohet nga shpirtrat që tregojnë pendesë të vërtetë për mëkatet e tyre, pas Paralajmërimit, do të jetë i vështirë. Kjo pendesë është e rëndësishme fëmijë. Mos e luftoni atë. Pranojeni atë.

Atyre që besojnë tek Unë, ju duhet të dëgjoni tani. Ju do të shtoheni në numër, pasi që Mëshira Ime e Madhe t’i tregohet botës, dhe zëri juaj do të jehojë nga shkretëtira.

Do të jetë përmes forcës suaj dhe shpirtit tuaj luftarak, që Kisha Ime do të jetë në gjendje t’i mbijetojë persekutimit.

Ju, fëmijë, nuk keni pse të trembeni kur ju ecni përulësisht krah Meje.

Bindja juaj e përulët është thelbësore nëse doni që t’ju jepen Hiret, për të qëndruar të fortë, për të ruajtur qetësinë dhe për të luftuar në Ushtrinë Time, kundër antikrishtit.

Ai, fëmijët e Mi, qëndron i fshehur në prapaskenë, por së shpejti do të shfaqet para botës.

Ai nuk ka aspak turp dhe do të mburret për përpjekjet e tij humanitare. Shumë do të tërhiqen nga magjepsja e tij, ndërsa ai do t’i bëjë apel mirësisë së zemrës së tyre. 

Këtu është Lutja e Kryqëzatës për të ndihmuar që antikrishti të ndalohet t’i shkatërrojë fëmijët e Mi.

Lutja e Kryqëzatës (20) Ndalo shkatërrimin e botës nga antikrishti  

“O Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, unë të thërras Ty për të parandaluar antikrishtin nga zënia në kurth e shpirtrave të fëmijëve të Tu. Unë të lutem Ty, Atë i Gjithëpushtetshëm, për ta ndaluar atë së ushtruari terror mbi fëmijët e Tu. Unë të lutem Ty që ta ndalosh atë së infektuari Krijimin Tënd dhe të kërkoj Ty që të kesh Mëshirë ndaj atyre shpirtrave të gjorë që do të jenë të pafuqishëm kundër tij. Dëgjoje lutjen time, Atë i dashur dhe shpëtoji të gjithë fëmijët e Tu nga kjo e keqe e tmerrshme. Amen.”

Jezu Krishti juaj i dashur