Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Shërbëtorë të shenjtë, ju do të shtyheni drejt profetit të rremë

E Martë, 17 Janar 2012, në 14:00

Bija Ime tejet e dashur, ka ardhur koha për t’i treguar botës që t’i përgatisin shpirtrat e tyre për Kthimin Tim në Tokë ashtu siç është parathënë.

Populli Im do të ngrihet dhe do të më mirëpresë Mua, kur Unë të vij përsëri, këtë herë për të marrë Fronin Tim të Drejtë, si Mbreti i Njerëzimit. Për ata që e njohin Zërin Tim, ju duhet të keni besim tek Unë plotësisht.

Unë do t’ju drejtoj në udhën e së Vërtetës me qëllim që secili prej jush të bëhet i denjë për të hyrë në Parajsën e Re në Tokë.

Refuzojeni zërin e errësirës, i cili, në çdo rast, do t’ju verbojë dhe do t’ju tundojë që të më ktheni Mua shpinën.

Unë jam Shpëtimtari juaj i dashur, i Cili vdiq mizorisht në Kryq. Prapë vuajtjet e Mia do të vazhdojnë, derisa Unë të kem shpëtuar pjesën e mbetur të Kishës Sime mbi Tokë.

Unë Jam duke ardhur që t’ju shpëtoj, akoma edhe një herë. Më lejoni Mua që ta bëj këtë, pa pengesa.

Sa shumë prej jush po e bëjnë tashmë një vesh të shurdhët ndaj thirrjeve të Mia për njerëzimin që t’i përgatitni shpirtrat tuaj për këtë Epokë të Lavdishme të Paqes. A nuk e dini se Unë ju dua?

Është prej Dashurisë së madhe që Unë mbaj për secilin prej jush, që Unë vij, jo vetëm që t’ju paralajmëroj, por për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për këtë moment të madh.

Unë e kuptoj se ata prej jush që më duan Mua, sidomos shërbëtorët e Mi të shenjtë, vëzhgojnë vigjilentë, për profetë të rremë, që mund të dalin në pah. Kjo është shumë e rëndësishme. Ejani tani dhe më kërkoni Mua që t’ju mbush me Shpirtin e Shenjtë, me qëllim që e Vërteta të ketë mundësi dhe të arrijë t’ju zbulohet.

Nëse ju nuk ktheheni tek Unë, atëherë ju nuk do ta kuptoni se çfarë Unë kërkoj prej jush.

Ejani tek Unë. Më dëgjoni Mua, tani. Vuajtjet tuaja do të jenë të vështira, sepse Satani nuk do t’ju japë as edhe një moment për të pushuar.

Ai e dini se Unë Jam duke e bërë veten të njohur, jo vetëm nëpërmjet profetit Tim të kohëve të fundit, Maria, por përmes shumë shpirtrave. Këta shpirtra të Mi, të zgjedhur për të qenë lajmëtarët e kohëve të fundit, do të jenë ata që do të bllokohen nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, më së shumti.

Përkundrazi, ju për fat të keq, do të udhëhiqeni nga mashtruesi drejt profetit të rremë, dhe drejt bashkëpunëtorëve të tij, që pështyjnë gënjeshtra dhe të pavërteta ngado.

Për ata prej jush që janë të shpejtë për t’i dënuar lajmëtarët e Mi, kini shumë kujdes. Ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, do të jeni shënjestra kryesore e mashtruesit.

Do të jenë mendjet tuaja, ato të cilat do të kthehen në anën tjetër të parat. Sepse nëse ju ma ktheni shpinën Mua, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju pastaj do ta çoni popullin Tim në drejtimin e gabuar.

Pa e kuptuar, ju do t’i pengoni ata që ta dëgjojnë të Vërtetën nga Buzët e Mia Hyjnore.

Ju do t’ia mohoni fëmijëve të Mi ushqimin kryesor për rritjen e tyre shpirtërore.

Dijeni tani se kohët e fundit janë përmbi ju. Mos e harxhoni kot kohën që ju ka mbetur duke jetuar në një zbrazëti me gënjeshtra dhe çorientim.

Beteja ka filluar dhe Kisha Ime e Mbetur do të shpëtohet ndërsa ajo marshon me Mua drejt Mbretërisë Sime të Re të Lavdishme.

Lutuni që asnjë shpirt të mos mbetet prapa.

Lutuni gjithashtu që ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, të mos bëheni përgjegjës për largimin e fëmijëve të Mi, nga e Vërteta, nga drita, nga Shpëtimi, që është e drejta e tyre.

Më ndiqni Mua, tani, dhe më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtra.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti