Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Jezusi i bën thirrje fëmijëve kudo nëpër botë

E Diel, 8 Janar 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë iu bëj thirrje sot të gjithë fëmijëve mbi moshën 7 vjeç si dhe çdo fëmije të vetëm Timin në botë. Ju fëmijët e Mi të vegjël, jeni si xhevahire në Sytë e Mi. Ju më sillni Mua kaq dashuri të ëmbël dhe Unë kënaqem në shoqërinë tuaj. Dijeni se Unë ju dua shumë. Disa prej jush më njohin Mua tashmë dhe kjo është e mirë.

Unë ju ftoj që të bisedoni me Mua më shumë, me fjalët tuaja, si me një shok. Kurrë mos u ndjeni se ju duhet të mësoni apo të recitoni lutje, të cilat juve mund t’ju duken të vështira. Përkundrazi, ejani tek Unë dhe ndajini me Mua të gjitha mendimet, frikën, të rejat apo problemet. Unë jam gjithmonë krah jush madje edhe kur ju më shpërfillni Mua. Unë Jam gjithmonë me shpresë.

Atyre të rinjve të shkretë, jetët e të cilëve janë të mbushura me gënjeshtra apo që janë të përfshirë me pije apo droga, ju duhet të dini këtë. Edhe pse ju mund të ndjeni një boshllëk brenda vetes, ju duhet të më jepni Mua dorën tuaj dhe Unë do ta kap atë. Unë do t’ju shpëtoj nga mbytja në një det konfuzioni.

Shumë prej jush ndjehen të pavlerë dhe të parëndësishëm. Ju jeni kaq të pushtuar nga ata që ju i adhuroni në botën e muzikës dhe famës saqë ju ndjeheni plotësisht të papërshtatshëm. Kurrë mos u ndjeni kështu, fëmijët e Mi të vegjël sepse, në Sytë e Mi, ju jeni shumë të veçantë. Secili prej jush zë një vend të veçantë në Zemrën Time. Më lejoni Mua që t’ju marr në një udhëtim drejt një të ardhmeje të re të mrekullueshme.

Unë, së shpejti, do të paraqes një Epokë të re, të mrekullueshme të Paqes dhe Lavdisë në Tokë.

Ju duhet të qëndroni të fortë. Kurrë mos u dorëzoni kur të ndjeheni të pashpresë. Kurrë mos u dëshpëroni kur të ndjeheni të pavlefshëm.

Dijeni se ju keni lindur për një arsye. Pavarësisht se si janë rrethanat tuaja, arsyeja për lindjen tuaj është kjo. Ju keni lindur për t’u bashkuar me Mua si pjesë e Mbretërisë Sime të Re të Lavdishme.

Unë e di se është e vështirë për ju që ta dëgjoni Zërin Tim pasi ka kaq shumë zota të rremë që po përpiqen ta tërheqin vëmendjen tuaj.

Premtimi Im për ju është ky. Jetoni jetën tuaj në shpresë dhe dashuri për Mua, Jezusin tuaj, dhe Unë do t’ju jap Dhuratën e Parajsës. Parajsa është ajo çfarë ju pret nëse vetëm do të më kërkonit Mua që t’ju ndihmoj në udhëtimin tuaj drejt Meje.

Unë Jam dashuria që i mungon jetës suaj.

Unë Jam paqja që ju kërkoni.

Unë Jam ndihma që ju duhet për të ndjerë dashuri në zemrën tuaj përsëri.

Unë Jam Dashuria.

Unë Jam Drita.

Pa Mua ju do të mbeteni në errësirë.

Unë ju dua pavarësisht se sa mund të më lëndoni Mua apo të më fyeni Mua.

Thoni këtë lutje të vogël dhe Unë do të vij duke vrapuar tek ju menjëherë. 

(Hapi sytë e mi – Lutje për të rinjtë)

"Jezus, nëse mund të më dëgjosh, atëherë dëgjoje thirrjen time për ndihmë. Të lutem më ndihmo të merrem vesh me ata që më shkaktojnë vuajtje. Më ndihmo ta ndaloj smirën që të mos e pushtojë jetën time dhe më ndalo së dëshiruari për gjëra që nuk mund të kem. Përkundrazi, hape zemrën time ndaj Teje, Jezus i dashur. Më ndihmo të ndjej dashuri të vërtetë – Dashurinë Tënde dhe të ndjej paqe të vërtetë në zemrën time. Amen."

Gëzohuni, fëmijët e Mi, sepse Unë tani i flas zemrës suaj nga Qielli.

Unë Jam i Vërtetë. Unë Ekzistoj. Unë ju dua dhe Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta Ime për t’ju shpëtuar që të mund t’ju marr ju, familjen tuaj dhe miqtë tuaj në Parajsën e Re në Tokë.

Kjo Parajsë ishte krijuar për Adamin dhe Evën dhe tani do të kthehet në Tokë.

Unë dua që ju të bëheni pjesë e kësaj jete të re të lavdishme, e cila është përtej ëndrrave tuaja.

Unë ju bekoj tani.

Miku juaj i dashur
Jezusi