Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 12 October 2017

Mëshira Ime Hyjnore duhet të kuptohet ashtu siç iu qe zbuluar Shën Faustinës

E Diel, 29 Janar 2012, në 21:18

Unë, Jezusi juaj, dëshiroj të informoj botën se Mëshira Ime Hyjnore duhet të kuptohet ashtu siç iu zbulua bijës Sime Helena, Shën Faustina.

Ky mister do të zbulohet ndërsa të gjithë do ta dëshmojnë manifestimin përfundimtar të Rrezeve të Mia të Mëshirës për shpëtimin e njerëzimit.

Ata që të tallin ty bija Ime dhe thonë se ky mister tashmë i është zbuluar botës, duhet të dinë këtë.

Sa njerëz në botë sot dinë rreth Premtimit Tim të Mëshirës Hyjnore? Fare pak, përfshirë edhe ti, bija Ime.

A nuk e dinin ndjekësit e Mi se Unë do të kthehesha për ta përgatitur botën për këtë Ngjarje të Madhe?

Unë gjithmonë i përgatis fëmijët e Mi për ngjarje të tilla. Ati Im i Përjetshëm dërgon profetë në botë me një qëllim, për t’ju dhënë paralajmërimin e mjaftueshëm që shpirtrat të mos gjenden të papërgatitur. Gëzojeni këtë Dhuratë të profecisë. Mos e refuzoni atë.

Kurrë mos mendoni se ju dini gjithçka rreth Udhëve të Mia sepse, ndërsa ju mund të më doni Mua, ju jo gjithmonë më njihni Mua apo i kuptoni Udhët e Mia.

Për secilin prej jush që i tallni profetët e Mi dijeni se nuk janë ata që ju i tallni, por Mua. Ata janë thjesht instrumentet.

Ju, fëmijët e Mi, nuk duhet kurrë të supozoni se ju me të vërtetë më njihni Mua, sepse po të më njihnit, ju nuk do të më mohonit Mua. Akoma edhe sot, ashtu siç bënë dishepujt e Mi, kur Unë eca midis tyre, ju prapë e mohoni se jam Unë ai që po ju sjell drejt Meje.

Ju e zgjatni njërën dorë tek Unë me të majtën dhe më bini shuplakë me të djathtën.

A nuk më dëgjoni Mua tek ju flas tani? Nëse nuk më dëgjoni, atëherë uluni me qetësi dhe lutuni tek Unë që t’ua mbush zemrën tuaj të dërrmuar me Zjarrin e Shpirtit Tim të Shenjtë.

Unë ju dua dhe nëse do të më pranoni Mua brenda zemrës suaj, pa mburojën tuaj prej çeliku, që më bllokon Mua, Unë do t’ju bëj të lirë.

Kur t’i hapni sytë dhe të shikoni se jam Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, që po flas me ju, atëherë më ndiqni Mua në udhën drejt Parajsës së Re, me dashuri dhe gëzim në zemrën tuaj.

Mos e lejoni të ligun që të mbjellë dyshime në mendjen tuaj. Lutuni që ju të mund të jeni mjaft të fortë, të përulët në mendje dhe shpirt, për të vrapuar në Krahët e Mi.

Vetëm kur ju të vini tek Unë, si një fëmijë, do të gjeni me të vërtetë paqe në shpirtin tuaj. Kjo është e vetmja mënyrë për të më lejuar Mua brenda zemrës suaj.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/29/my-divine-mercy-is-to-be-realised-as-revealed-to-st-faustina/