Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Pas Rrëfimit Global Unë do të përgatitem për Ardhjen Time të Dytë

E Hënë, 9 Janar 2012, në 08:10

Bija Ime fort e dashur, kohët po lëvizin rrufeshëm dhe Paralajmërimi do të lajmërojë përgatitjen për Ardhjen Time të Dytë.

Pas Rrëfimit Global, kur shumicës së njerëzimit do t’i jepen Hire dhe bekime të veçanta, Unë do të përgatis udhën për Ardhjen Time të Dytë.

Njerëzimi duhet ta pranojë se koha për këtë Ngjarje të Madhe është pothuajse përmbi ta. Mos humbisni kohë për përgatitjen e shpirtrave tuaj dhe të atyre të familjeve tuaja për Ardhjen Time të Lavdishme. 
 
Ardhja Ime e Dytë do t’i japë fund vuajtjeve që ju i keni duruar për mijëra vjet mbi Tokë.

Kaq e madhe është kjo Ngjarje e Lavdishme saqë asnjë njeri nuk do të mbesë pa e dalluar me çudi dhe mahnitje ndërsa Unë të shfaqem në qiell.

Ju, të këtij brezi, keni qenë zgjedhur për të përfituar nga ky udhëtim me Mua në Parajsën Time të Re, gjatë Epokës së Paqes, mbi të cilën Unë do të Mbretëroj.

Askush nuk duhet të përjashtohet. As edhe një shpirt nuk duhet të lejohet të bjerë nga rrjeta. Është dëshira Ime më e madhe për t’ju sjellë të gjithë juve me Mua në Mbretërinë Time.

Kjo është lavdia që njerëzimi e ka pritur që nga vdekja Ime në Kryq.

Për ata prej jush që e bëjnë syrin qorr ndaj lutjeve të Mia, Unë ju bëj thirrje që të filloni përgatitjet tani.
Koha Ime po afrohet. 

Unë tani e kam dërguar lajmëtaren Time të fundit në botë për t’ju ndihmuar që t’i përgatitni shpirtrat tuaj. Kjo ka qenë profetizuar.

Mos e shpërfillni Paralajmërimin Tim, sepse nëse e bëni këtë, ju nuk do jeni zgjuar dhe nuk do të arrini të përgatiteni siç duhet.

Unë do të transmetoj shumë Mesazhe prej tani e tutje, që bota të bëhet gati për të më pranuar Mua, si Udhëheqësin e tyre.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/09/after-the-global-confession-i-will-prepare-for-my-second-coming/