Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Lajm i Mirë – Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka sanksionuar shpëtimin e shumicës së njerëzimit

E Martë, 24 Janar 2012, në 16:55

Bija Ime fort e dashur, jam Unë, Jezusi yt, që vjen tek ti sot për të të dhënë lajmin e mirë për botën.

Shumë lutje dhe vuajtje, të ofruara nga shumë prej shpirtrave të Mi të zgjedhur në Tokë, kanë bërë që shumë më tepër prej fëmijëve të Hyjit, tani të mund të shpëtohen.

Nëse ju e kuptoni fuqinë e sakrificës dhe lutjes, fëmijë, ju kurrë nuk do të ndalonit së luturi.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka sanksionuar shpëtimin shumicës së njerëzimit.

Kjo do të thotë se shumë do të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit, dhe ata që nuk do të kthehen, mund të shpëtohen me anë të fuqisë së lutjes.

Kjo nuk do të thotë se të gjithë do të shpëtohen sepse, për fat të keq, nuk do të jetë kështu.

Këta njerëz të ngurtësuar, besnikëria parësore e të cilëve është ndaj Satanit dhe sekteve të liga që ai i kontrollon në botë, nuk do të dëshirojnë që të shpëtohen.

Në të kundërt, ata do të zgjedhin një parajsë të ndryshme. Një parajsë që ata janë të shtyrë për ta besuar se ekziston, jashtë asaj të premtuar njerëzimit nga Ati Im.

Kjo parajsë e rreme, në të cilën ndjekësit satanikë të bishës besojnë, nuk ekziston.

Ajo është krijuar, nga Satani, në mendjet e dishepujve të tij, dhe është thjesht një iluzion. Sa shumë iu është premtuar.

Shpirtrat e errët besojnë në një univers të ndryshëm, në një entitet të ndryshëm, ku Hyji nuk ekziston.

Ata besojnë në forma të tjera jete, në krijesa të tjera dhe në një regjim paqësor që është tërësisht i bazuar mbi një gënjeshtër.

Asgjë prej këtyre nuk është reale fëmijë. Ato nuk ekzistojnë, as edhe nuk mund të ekzistojnë, sepse nuk qenë krijuar nga Ati Im.

Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm, e krijoi tërë universin – yjet, planetët dhe tokën si dhe gjithë hapësirat e ndërmjetme.

Lutuni për ata që ndjekin kulte të tilla.

Lutuni që më shumë nga fëmijët e Mi që, për shkak se janë në dhimbje, të mos i kërkojnë këto mjete shpirtërore të cilat nuk janë nga Hyji.

Lutuni tani, në falënderim për këtë Dhuratë të veçantë, që tani po i ofrohet njerëzimit nga Ati Im, në këtë Lutje të Kryqëzatës (21).

Lutja e Kryqëzatës (21) Falënderim Hyjit Atë për Shpëtimin e njerëzimit

“Ne të lavdërojmë Ty dhe të falënderojmë Ty, O Hyji i Shenjtë, Krijuesi i Plotfuqishëm i njerëzimit, për Dashurinë dhe Dhembshurinë që Ti ke për njerëzimin.

Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Shpëtimit që Ti po i dhuron fëmijëve të Tu të ngratë.

Ne të lutemi Ty, O Zot, që t’i shpëtosh ata që ndjekin të ligun dhe që zemrat e tyre të hapen ndaj të Vërtetës së Jetës së tyre të Përjetshme.
Amen.”

Gëzohuni fëmijë për këtë Dhuratë të madhe.
Por ju keni akoma shumë punë për të bërë për të shpëtuar shpirtrat pasi shumë nga vëllezërit dhe motrat tuaja do të mbeten me kokëfortësi kundër të Vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit