E Enjte, 12 Janar 2012, në 15:30
Bija Ime tejet e dashur, nevojitet që të gjithë të luten me gjithë zemrën e tyre tani, për
shpirtrat që mund të mos i mbijetojnë tronditjes kur ata të dëshmojnë
Paralajmërimin dhe Mëshirën Time të Madhe.
Disa prej këtyre shpirtrave të gjorë në mëkat mortor mund të mos e
fitojnë mundësinë për të kërkuar shpengim, prandaj ju lutem bëni të sigurt që
lutjet tuaja të ofrohen për shpirtra të tillë.
Kërkohet urgjentisht lutje për këta shpirtra në errësirë. Kaq të
zhytur janë ata në ligësinë e tyre për të shkatërruar njerëzimin, përmes
kontrollit monetar dhe kontrolleve të tjera, saqë ata do ta shohin
Paralajmërimin të jetë një tronditje e tmerrshme.
Unë kam nevojë për ata, që t’iu jepet mundësia për t’u penduar por shumë do të më rezistojnë Mua. Ju
lutem të luteni për këta shpirtra të torturuar.
Përfundimisht Unë do të doja t’ju kërkoja të gjithë ndjekësve të
Mi që ta recitojnë Mëshirën Hyjnore në
çdo rast pasi koha po afron tani për Paralajmërimin Tim të Madh.
Të gjithë atyre besimtarëve që refuzojnë të pranojnë se jam Unë,
Jezu Krishti, Shpëtimtari i tyre që po iu flet përmes këtyre Mesazheve, më
dëgjoni Mua tani.
Mos u bëni si ata shpirtra
të gjorë, që jetonin në kohën e Noehit, kur ai merrte tallje.
Hapini mendjet tuaja dhe jepeni me bujari kohën tuaj në lutje. Kjo
është gjithçka që Unë kërkoj nga ju në këtë kohë. Ju, fëmijët e Mi, do të
derdhni lot keqardhjeje kur ta kuptoni gabimin tuaj. Dhe po, Unë do t’ju fal
edhe pse më keni lënduar Mua thellë.
Fyerjet tuaja më lëndojnë Mua.
Talljet tuaja janë si një thikë që më tejshpon Mua sepse ju
mendoni se më njihni Mua, por, ju nuk më njihni.
Mendjet tuaja janë të mbyllura ndaj zërit Tim të Vërtetë, i cili
është si një thirrje në shkretëtirë.
Të lartësuarit tuaj më fyen Mua.
Ju duhet ta pranoni se udha tani po planifikohet për Ardhjen Time
të Dytë.
Ju mund të mos më dëgjoni Mua tani, ndërsa Unë ju bëj thirrje që të
luteni për shpirtrat që do të jenë të humbur nga Unë. Por, ju do të dëgjoni kur
kjo t’ju provohet, pas kësaj Ngjarjeje të Madhe.
Sepse atëherë Unë do t’ju pres që të më ndiqni Mua dhe të formoni
pjesën e mbetur të Kishës Sime. Do të jetë atëherë që ne të gjithë do të
bashkohemi për të mbledhur copat e mbetura, ndërsa ne të ecim drejt Parajsës
Sime të Re.
Jezu Krishti juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit