Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 12 October 2017

Hyji Atë: Lajmëtarja e fundit për të lajmëruar Ardhjen e Dytë

E Hënë, 16 Janar 2012, në 13:20

Bija Ime, kur Unë dërgoj profetë në botë, këta zakonisht do jenë ata që ju më pak i prisni.

Ju kurrë nuk do t’i gjeni ata në nivelet më të larta të Kishës Sime. As edhe nuk do të jenë shpirtrat më të shenjtë nga pamja e jashtme.

Në shumë raste, ata nuk do të jenë të denjë për këtë Dhuratë të veçantë. Megjithatë, Unë zgjedh shpirtra të pa-përkryer prej rrugëtimesh të pazakonta, por të thjeshta, të jetës, në mënyrë që t’i transformoj ata në krijesat që Unë kaq shumë i dëshiroj.

Profetët e Mi për kohët e fundit s’janë aspak më ndryshe. Ata nuk do të pranohen lehtësisht. Ashtu si në fillim, kur Unë më parë i dërgova profetët e Mi për ta përgatitur njerëzimin për ardhjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, Mesia, ata e patën të vështirë që t’iu dëgjoheshin zërat e tyre.

Zërat e lajmëtarëve të Mi të vërtetë të ditëve të fundit nuk do të dëgjohen në fillim të misionit të tyre. Megjithatë, me kalimin e kohës, ata do të njihen, sepse do të jetë Zëri Im që do të bëhet lehtësisht i identifikueshëm. Ti, bija Ime, je lajmëtarja e fundit e dërguar për të lajmëruar mbërritjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, për Ardhjen e Tij të Dytë të shumë parapërgatitur.

Kjo është e frikshme për ty dhe, herë pas here, shumë e vështirë për t’u përtypur. Megjithatë kjo është e Vërteta.

Kjo Punë, kur ty do të jepen Mesazhe Hyjnore për të përgatitur pjesën e mbetur të Kishës Sime në Tokë për Ardhjen e Dytë, do të jetë e vështirë.

Ndërkohë që Unë kam seleksionuar shumë shpirtra të zgjedhur deri tani dhe do të vazhdoj të komunikoj me ta për të mirën e gjithë njerëzimit, barra e tyre do të jetë më e lehtë.

Detyra jote do të jetë e vështirë në ekstrem dhe ti do të persekutohesh për shkak të saj.

Unë të bekoj me çdo Hir nga Mbretëria Ime Qiellore.

Ti do të ecësh përpara, si instrumenti i zgjedhur, për t’i treguar botës Fjalën Time Më të Shenjtë. Kjo punë do të mbrohet gjatë gjithë kohës.

Po, ti do të sulmohesh, pothuajse përditë, por dije këtë. Nëse kjo Punë nuk do të ishte kaq e rëndësishme, a mendon se do t’i shpëtonte vëmendjes së Satanit dhe mbretërisë së tij të engjëjve të rënë?

Ata, bija Ime, e kanë depërtuar Tokën dhe janë zvarritur, në shumë raste, pa u dyshuar, në zemrat dhe shpirtrat e shumë prej fëmijëve të Mi.

Udha e Shenjtë e punës tënde, ti lajmëtarja e fundit, e dërguar në Tokë për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzimit nga mbërthimi final i Satanit, ka qenë parathënë në Shkrimet e Shenjta.

Bota ka qenë në pritje të këtyre udhëzimeve, prej Komandës Sime të Shenjtë.

Shumë profetë të rremë do të përpiqen për ta bllokuar këtë, Fjalën Time të Shenjtë, përmes përhapjes së gënjeshtrave dhe çorientimit.

Këto mesazhe do të vihen në pyetje dhe do të ekzaminohen nga Kisha Ime, për gabime. E megjithatë ato përcjellin vetëm të Vërtetën.

Shumë nga e Vërteta, e shpërfillur prej kishave të Mia ndër shekuj me radhë, do të dalë në pah përsëri.

Më shumë zbulime në lidhje me të Vërtetën e Jetës suaj të Përjetshme, fëmijë, do t’ju tregohen.

Kjo Punë do të shkaktojë zemërim, bija Ime. Ti do të pështyhesh, tallesh, poshtërohesh dhe bllokohesh në çdo mënyrë të imagjinueshme.

Atyre që kanë vështirësi me të Vërtetën që po të jepet ty, profetit të fundit të kohëve të mbarimit, dëgjojini thirrjet e Mia tani.

Ju duhet të më kërkoni Mua Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, përpara se ju të mund t’i hapni veshët për ta dëgjuar Zërin Tim, të Vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë dhe udhëzimet që Unë do t’ju jap të gjithëve, në mënyrë që të mund të keni Jetën e Përjetshme.

Fjalët e Mia do të bëhen të thjeshta që çdo burrë, grua dhe fëmijë të mund ta ndjekë Fjalën Time të Shenjtë. Por, ju duhet ta dini këtë. Ndërsa do të ketë shumë Dashuri dhe Dritë që ndriçon përmes Fjalës Sime, do të ketë gjithashtu edhe një Frymë Autoriteti Hyjnor, të cilin ju do ta keni të pamundur që ta shpërfillni.

Kështu ju do ta kuptoni se jam Unë, Hyji juaj, Ati juaj i Përjetshëm, që po ju flet. Dashuria ime do t’i pushtojë shpirtrat tuaj dhe do t’i ngrejë zemrat tuaja në bashkim me Timen.

Të gjitha përgatitjet janë gati. Pas Mëshirës së Madhe të Birit Tim të dashur, koha do të përdoret për ta përgatitur botën për Ardhjen e Tij të Dytë.

Po, fëmijë. Unë tani po përgatitem të shpëtoj fëmijët e Mi nga errësira. Unë po e rimarr Krijimin Tim, fëmijët e Mi, dhe Unë po ju çoj drejt shtëpisë suaj që ju takon, drejt trashëgimisë suaj, drejt Parajsës së Re.

Kini durim fëmijë. Thjesht kujtoni se Unë ju dua. Kini besim tek Unë dhe në Fjalën Time të Shenjtë të dhënë juve përmes profetit Tim të kohëve të fundit, Marias së Mëshirës Hyjnore.

Ati juaj i Përjetshëm
Hyji Më i Larti
Krijuesi i të gjitha gjërave