Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 12 October 2017

Virgjëra Mari: Lutje për të rinjtë që nuk e dinë se çfarë po bëjnë

E Premte, 13 Janar 2012, në 08:00

Fëmija im, unë jam e trishtuar sot, sepse unë vuaj shumë ndërsa mendoj për ata shpirtra të gjorë që do të vdesin gjatë Paralajmërimit.

Ti duhet të kërkosh lutje urgjente për këta shpirtra, të cilët e zemërojnë Atin Tim. Sjellja e tyre është një neveri në Sytë e Tij.

Të lutem lutu, lutu, lutu për këta fëmijë të errësirës, shumë prej të cilëve nuk e dinë se çfarë po bëjnë.

Ligësia e tyre e bën Birin Tim të qajë dhe Plagët e Tij të përkeqësohen. Është e rëndësishme që sa më shumë shpirtra të jetë e mundur të përfshihen në Krahët e Birit Tim në Mëshirën e Tij Hyjnore. 

Të lutem të kërkosh që kjo Lutje e Kryqëzatës (19) të më thuhet mua, Nënës së Shpëtimit, për t’i shpëtuar këta fëmijë të gjorë.

Lutja e Kryqëzatës (19) Lutje për të rinjtë

“O Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj ty të lutesh për Mëshirë për shpirtrat e rinj që janë në errësirë të tmerrshme, që ata ta njohin Birin tënd të dashur, kur Ai të vijë për të Shpenguar të gjithë njerëzimin.

Që asnjë shpirt të mos rrëzohet. Që asnjë shpirt të mos e refuzojë Mëshirën e Tij të Madhe.

Unë lutem, Nënë, që të gjithë të shpëtohen dhe të kërkoj ty, t’i mbulosh këto shpirtra me Mantelin tënd të Shenjtë për t’iu siguruar atyre mbrojtjen që iu nevojitet nga mashtruesi. Amen.”

Fëmija im, të gjithë shpirtrat janë të rëndësishëm për Birin Tim. Por, janë shpirtrat e rinj në mëkat mortor, ata që e lëndojnë Atë më shumë.

Lutuni që drita e Mëshirës të shkëlqejë përmes errësirës së mendjeve dhe shpirtrave të tyre. Lutuni që ata t’i refuzojnë jetët e tyre të tmerrshme të imoralitetit dhe zbrazëtisë që ata jetojnë. Lutuni që ata të afrohen dhe të luten për Mëshirë. Përndryshe, ata kurrë nuk do të marrin Hiret që iu duhen për të hyrë në Parajsën e Re.

Çfarë humbjeje do të jenë këta njerëz të rinj për ata prej jush, që do ta pranojnë Dhuratën e Paralajmërimit dhe do të hynë në Epokën e Re të Parajsës në Tokë. Do ta thyejë Zemrën e Birit Tim nëse ata nuk do mund të shpëtohen.

Nëna juaj e dashur
Maria Mbretëresha e Qiellit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/13/crusade-prayer-19-prayer-for-young-people/