Thursday, 12 October 2017

Virgjëra Mari Kërkon një ditë lutjeje dhe agjërimi për t’u përgatitur për Paralajmërimin

E Hënë, 30 Janar 2012, në 13:00
Ky Mesazh u mor nga Maria e Mëshirës Hyjnore pas dy të shfaqurash të ndara të Virgjërës Mari – njëra që ndodhi në mesnatën e 29 Janarit dhe e dyta të Hënën më 30 Janar 2012, në 13:00, gjatë të cilës Nëna Virgjër u shfaq shumë e trishtuar gjatë gjithë kohës.
Fëmija im ndërsa Biri im vjen tani për ta mbuluar mbarë botën me rrezet e Tij të Mëshirës, mua me zemër të rënduar më duhet të të them se shumë njerëz do të vdesin gjatë Paralajmërimit.
Lutu, lutu, lutu për shpirtrat e tyre.
Ti, fëmija im duhet t’iu kërkosh të gjithë ndjekësve të këtyre mesazheve hyjnore që ta caktojnë ditën e nesërme, të Martën 31 Janar 2012 si një ditë të veçantë lutjeje.
Në këtë ditë ju duhet të thoni Rruzaren Më të Shenjtë dhe lutjen e Mëshirës Hyjnore.
Kur të jetë e mundur çdonjëri duhet të përpiqet dhe të agjërojë gjatë kësaj dite. Në këtë mënyrë më shumë shpirtra, sidomos ata në makat mortor, në kohën e vdekjes mund të shpëtohen prej mëshirës së Birit tim të dashur Jezu Krishtit.
Unë derdh lot trishtimi për këta njerëz të gjorë që nuk e kanë fare idenë se sa shumë dhimbje dhe mundim i shkaktojnë mëkatet e tyre Birit tim.
Gëzimi për dhuratën që Biri im tani i sjell botës është i përzier me hidhërimin për ata që nuk do mund të shpëtohen me zgjedhjen e tyre.
Gënjeshtrat që do të dalin dhe përhapen në mbarë botën nga shpirtrat e errët pasi të ndodhë Paralajmërimi, duhet të ndalohen përmes lutjeve tuaja.
Lutuni që askush të mos e mohojë Mëshirën Hyjnore të Birit tim gjatë ose pas Paralajmërimit. Sepse çdo shpirt i humbur ndaj të tilla gënjeshtrave, është një shpirt që do të kapet nga i ligu.
Përhapeni konvertimin ngado fëmijë. Pranojeni se unë jam Bashkë-Shpenguesja dhe Ndërmjetësja që punon pranë Birit tim të dashur Jezu Krishtit për të shpëtuar gjithë shpirtrat nga shkatërrimi i përjetshëm.
Dashuria ime për ju fëmijë është shumë e fortë. Unë kërkoj mëshirë për secilin shpirt çdo sekondë të ditës duke iu lutur Atit Tim për të pasur mëshirë.
Por fëmijë ju duhet të ndihmoni duke u bashkuar me mua në lutje dhe sakrifica për t’i ndihmuar të gjithë fëmijët e Hyjit që të hyjnë në portat e Parajsës së Re.
Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/30/virgin-mary-calls-for-day-of-prayer-and-fasting-to-prepare-for-the-warning/