E Mërkurë, 4
Janar 2012, në 18:15
Përgatitjet janë kryer, por Unë kam nevojë për
më shumë lutje për ata që do të pësojnë një vdekje të mjeruar në një gjendje
mëkati mortor gjatë Paralajmërimit.
Unë i bëj thirrje ndjekësve të Mi që të luten, të luten, të luten për shpirtrat e tyre të gjorë.
Unë ju dua ju,
ndjekësit e Mi të dashur. Sa gëzohem për dashurinë dhe pastërtinë e zemrës që
Unë dëshmoj midis jush. Ju më sillni Mua kaq shumë ngushëllim dhe e lehtësoni
vuajtjen Time.
Përkushtimi juaj është si një ilaç në plagët e Mia të hapura.
Në botë, ashtu si Unë Jam i shpërfillur dhe i
refuzuar nga kaq shumë njerëz, është besnikëria juaj, ndjekësit e Mi të dashur,
ajo që më sjell Mua gëzim të madh.
Vuajtja
Ime diktohet nga niveli i paudhësisë në botë - kjo botë, e cila nderon
ambicien, vet-lavdinë dhe idhujt e rremë.
Emri Im nuk konsiderohet i rëndësishëm. Zëri Im
nuk dëgjohet përmbi zhurmën e zërave të të vet-obsesionuarve.
Sa
fort bërtasin ata dhe sa mburren për fitimet e tyre materiale. Por janë pëshpëritjet e ndjekësve të Mi të dashur, që
më lejojë Mua të flas në mënyrë që Zëri Im të dëgjohet.
Ju, ndjekësit e Mi, jeni tani të bashkuar me
Mua, në një mënyrë që do t’ju çudisë.
Shko, bija Ime, dhe tregoju ndjekësve të Mi të dashur se Unë i dua ata dhe se hiret e Mia do t’i bëjnë ata mjaft të fortë për ta shpallur fjalën Time të Shenjtë tek një botë që ka nevojë ta dëgjojë të Vërtetën me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtohen.
Jezusi juaj i dashur