E Premte, 27 Janar 2012, në
23:50
Unë jam Jezusi yt i dashur, Biri i Hyjit Më të Lartit dhe i lindur
prej Virgjërës së Papërlyer Mari.
Bija Ime fort e dashur kurrë mos harro se kur ti punon për Mua, do të
persekutohesh, sepse njerëzimit nuk do t’i pëlqejë ta dëgjojë të Vërtetën, ndërsa
Unë ta zbuloj atë ty, në këto, kohët e fundit.
Fjala Ime e Shenjtë është shtypur për kaq kohë por nuk do të jetë
më kështu.
Zëri Im do të dëgjohet në mbarë botën. Dashuria Ime do të zbulohet
në gjithë Lavdinë Time dhe njeriu do të jetë në gjendje, më në fund, që ta
çlirojë vetveten nga prangat e të ligut të vendosura rreth kyçeve të tij, nga
Satani.
Ndërsa e Vërteta do të depërtojë në shpirtrat e fëmijëve të Mi,
dhe do t’iu sjelli atyre lirinë, të cilën ata kanë qenë duke e pritur, për një
kohë kaq të gjatë, ajo, për fat të keq, do të shkaktojë përçarje.
Të dashur shërbëtorë të Mi
të shenjtë, priftërinj dhe i gjithë kleri fetar brenda Kishës së Shenjtë
Katolike, dijeni se Unë ju dua të gjithëve.
Shumë prej juve i keni
kushtuar jetët tuaja për Mua me bujarinë e zemrës. Juve do t’ju duhet të
mbështeteni mbi Mua tani.
Ju duhet të luteni për të pasur udhëzim, që të qëndroni të fortë
në besimin tuaj dhe për të pasur dijen në çdo kohë.
Unë kam nevojë që ju ta përgatisni grigjën Time për të më
mirëpritur Mua gjatë Ardhjes Sime të Dytë të shumë pritur mbi Tokë.
Juve do t’ju duhet që të këmbëngulni dhe të mos lejoni që dashuria
juaj për Mua të shuhet pavarësisht se sa nën presion të viheni.
Ju jeni dishepujt e Mi të
vërtetë dhe Mua më duhet t’ju bëj thirrje që t’i merrni armët tuaja për ta
shpëtuar Kishën Time. Po kjo Kishë, e themeluar përmbi Shkëmb nga dishepulli Im
i dashur, Pjetër, nuk do të bjerë kurrë.
Armiku mund të besojë se ajo mund të shkatërrohet por ky do të ishte një supozim i marrë.
Askush s’do ta
shkatërrojë, dhe as nuk mund ta shkatërrojë Kishën Time. Prej hirit ajo do të
ngrihet për ta shpallur Lavdinë Time ndërsa Unë kthehem për ta shpëtuar
Mbretërinë Time mbi Tokë. Ju kurrë nuk duhet të më braktisni Mua, Shpëtimtarin tuaj të
dashur, kurrë.
Sepse pa Mua, nuk ka Dritë. Pa Dritë nuk ka të ardhme.
Bija Ime, Unë i jap botës këtë Lutje të Kryqëzatës që Kleri
Katolik ta recitojë.
O Jezusi im i
dashur, më mbaj të fortë dhe mbaje të ndezur flakën e dashurisë sime për Ty, në
çdo moment të ditës sime.
Kurrë mos e lër këtë
flakë të dashurisë për Ty të zbehet apo të shuhet.
Kurrë mos më lër të
bëhem i dobët para tundimit.
Më jep Hiret e
duhura për të nderuar thirrjen time rregulltare, përkushtimin tim, besnikërinë
time – dhe për të mbështetur Mësimet e Kishës Katolike tradicionale.
Unë të ofroj Ty
besnikërinë time, në çdo kohë.
Unë të premtoj
pjesëmarrjen time për të luftuar në Ushtrinë Tënde, që Kisha Katolike të mund
të ngrihet përsëri e lavdishme, për të të mirëpritur Ty, Jezus i dashur, kur Ti
të vish përsëri. Amen.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti
Mbreti i gjithë Njerëzimit
Jezu Krishti
Mbreti i gjithë Njerëzimit