Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 12 October 2017

Nëna e Shpëtimit: Plan i lig, brenda Vatikanit, për ta shkatërruar Kishën Katolike

E Mërkurë, 18 Janar 2012, në 09:50

Fëmija im, kërkohet këmbëngulje prej të gjithë fëmijëve të Hyjit, gjatë kësaj periudhe të braktisjes së besimit në botë. Shumë pak besojnë në Krijuesin e tyre Hyjnor, Atin tim, Hyjin Më të Lartin. Ata do ta shohin të Vërtetën së shpejti, por shumë akoma do të argumentojnë se nuk ka fare Hyj.

Shumë lutje kërkohen tani, fëmijë.

Është duke u komplotuar kundër Papa Benediktit XVI, brenda korridoreve të tij, nga një sekt i lig.
Për këtë sekt dihet se ekziston në mesin e atyre shërbëtorëve të shenjtë brenda Vatikanit, por ata janë të pafuqishëm kundër këtij grupi të lig, që ka depërtuar në Kishën Katolike për shekuj me radhë.

Ata janë përgjegjës për manipulimin e të Vërtetës së Mësimeve të Birit tim. Shumë pak njihet rreth tyre apo rreth veprave të tyre të liga.

Ata e kanë hequr Doktrinën e Vërtetë nga Kisha Katolike dhe në vend të saj, një version i vakët dhe i shpërlarë iu është dhënë me detyrim Katolikëve gjatë 40 viteve të fundit.

Kaq shumë çorientim është përhapur nga ky sekt i lig, por i fshehur, sa fëmijët e mi janë endur tutje nga Kisha e Vërtetë.

Lutuni që ata të mos e largojnë Papën.

Lutuni që profeti i rremë të mos e zërë Fronin e Atit të Shenjtë, për të përhapur gënjeshtra.

Lutuni që ata shërbëtorë të shenjtë në Vatikan të kenë forcën e mjaftueshme për t’i bërë ballë këtij komploti të lig, të krijuar për të shkatërruar Kishën Katolike. 

Ata planifikojnë për ta zëvendësuar Zëdhënësin e Shenjtë, Papa Benediktin XVI, me një diktator të gënjeshtrave. Ai do të krijojë një kishë të re, të lidhur me antikrishtin dhe grupin e tij, për ta mashtruar botën.

Për fat të keq, shumë prej fëmijëve të mi, në besnikërinë e tyre ndaj besimit Katolik, do ta ndjekin verbërisht këtë doktrinë të re të rreme, si qengjat për në kasaphanë.

Zgjohuni, fëmijë, ndaj të Vërtetës. Ky plan i lig ka ndryshuar vërtetësinë bazë të Doktrinës Katolike, gjatë viteve.

Ju e fyeni Birin tim kur ju e merrni Eukaristinë e Shenjtë në dorë.

Kjo ka qenë vepër e tyre.

Ju e fyeni Birin tim kur ju nuk i kërkoni Sakramentet e rregullta. Por, ata tek të cilët ju vareni për këto, nuk e sigurojnë mirëqenien tuaj shpirtërore, sepse ata nuk i vënë Sakramentet në dispozicion për të gjithë.

Fëmija im, një e keqe e madhe, e fshehur prej shekujsh brenda korridoreve të Selisë së Shenjtë, së shpejti do të dalë në pah që bota ta shikojë. Ata prej fëmijëve e mi, që janë të mbuluar me Shpirtin e Shenjtë, do ta shikojnë të Vërtetën, kur gënjeshtra e ligë t’i paraqitet botës.

Të tjerët do të ndjekin verbërisht një rrugë të errët. Përçarje të mëdha do të shfaqen brenda radhëve të priftërinjve, peshkopëve, krye-peshkopëve dhe kardinalëve. Njëra anë kundër tjetrës.

Dishepujve të vërtetë do t’iu duhet që të fshihen dhe të predikojnë privatisht, ose përndryshe do të vriten. Kaq e fshehtë do të jetë Kisha e Vërtetë, saqë besimtarëve të vërtetë do t’iu duhet që të lidhen së bashku, për ta praktikuar besnikërinë e tyre ndaj Atit tim të Përjetshëm.

Toka do të ketë lëkundje në çdo skaj, të shkaktuara nga Zemërimi i Atit tim Qiellor, kundër këtij pervertimi. 

Fëmija im, ata nuk mund të fitojnë. Do të jetë nëpërmjet besimit dhe guximit të të mbeturve në Besimin e Krishterë, që do të arrihet që këta mashtrues të ligj të shkatërrohen përgjithmonë.

Prisni tani dhe përgatituni që Kisha Katolike t’i deklarojë këto ndryshime.

Atëherë ju do ta kuptoni të Vërtetën e asaj që Unë po ju tregoj.

Lutuni, lutuni, lutuni për Papa Benediktin dhe dishepujt e tij të vërtetë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit