E Martë, 10 Janar 2012, në 20:30
Fëmijët e Mi po vuajnë kudo në çdo vend.
Është e rëndësishme që të gjithë fëmijët e Hyjit të bashkohen në
këtë kohë me qëllim që errësira të hiqet përfundimisht nga Toka.
Sa lotoj me hidhërim kur ata shpirtra zgjedhin t’i shpërfillin
vizitat e mia tek vizionarët në Tokë. Sa
shumë zgjedhin t’i shpërfillin shenjat që unë i sjell për të siguruar që besimi
të mund të rivendoset.
Sa të ftohta janë zemrat e tyre, përfshirë edhe ato të
priftërinjve dhe klerikëve, që janë të verbër ndaj të Vërtetës, që shumë kohë
është çuar kot.
Veç po t’i kishin hapur zemrat e tyre ndaj Mesazheve që unë i kam dhënë botës, atëherë më shumë shpirtrave do
t’iu kishte qenë dhënë ushqimi që iu nevojitej.
Këto janë ditët përfundimtare kur fjalët e mia të inkurajimit
duhet të dëgjohen.
Lutuni, lutuni, lutuni që Zëri i Birit tim të dëgjohet ashtu siç
kërkohet.
Si mendonit, fëmijë, se Ai nuk do ta përgatiste njerëzimin për
Mëshirën e Tij të Madhe?
Këtë, Ai tani po fillon ta arrijë, përmes konvertimit të sa më
shumë shpirtrave të jetë e mundur.
Planet e Tij janë të
kompletuara, me një përjashtim – Ai ka nevojë për më shumë lutje sepse pa lutje
të tilla, shpirtrat do të humbasin tek mashtruesi.
Bija ime, Biri im do të sjellë lehtësimin e shumë-kërkuar tek
fëmijët e Tij të dashur së shpejti.
Në Mëshirën e Tij, Ai tani
gjithashtu do ta përgatisë botën për Ardhjen e Tij të Dytë.
Lutuni që të gjithë ata, të cilët besojnë në Birin tim, t’i hapin
zemrat e tyre ndaj të Vërtetës së Mesazheve të Tij të Shenjta.
Nëse ata i dëgjojnë dhe i ndjekin udhëzimet e Tij, gjithçka do të
shkojë mirë.
Nëse ata e shpërfillin Paralajmërimin, të dhënë atyre prej
Dashurisë së Pastër, ata do t’u mohojnë të tjerëve mundësinë e shpëtimit.
Unë i bëj thirrje bujarisë së shpirtrave që t’ia premtojnë besnikërinë e tyre Birit tim të
dashur, duke marshuar me Atë drejt Mbretërisë së Lavdishme në Parajsën e
Re.
Lajmëtarët janë dërguar në botë për disa kohë për të ndihmuar që
ta përgatisin botën për këtë Ngjarje të Madhe.
Fazat finale janë tani gati.
Dëgjojeni tani zërin e Birit tim kur Ai flet me ju. Mos e refuzoni
Atë.
Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit
Nëna e Shpëtimit
Mbretëresha e Qiellit
Nëna e Shpëtimit