E Diel, 8 Janar 2012, në 14:04
Unë Jam Mbreti i gjithë Krijimit. Unë jam Alfa dhe Omega. I gjithë
njerëzimi do të më nderojë Mua, Hyjin Atë, Krijuesin e njerëzimit dhe Mbretin
Më të Lartë.
Bija Ime më e dashur, koha që njerëzimi të më nderojë Mua, Atin e
tyre qiellor, në gjithë Lavdinë Time, më në fund po afrohet shumë pranë.
Lutjet e fëmijëve të Mi të dashur, ata shërbëtorë të Mi të
përulët, po shpëtojnë shpirtra dhe shumë prej njerëzimit kundrejt forcave të
errësirës, që e mbulojnë tokën.
Vini re, Unë po ju them të gjithë juve, ndjekësve të Mi të përulur
dhe atyre që besojnë tek Unë, Krijuesi i
gjithë njerëzimit, bashkohuni. Ju
duhet të bashkoheni si një forcë e vetme për të më nderuar Mua, Atin tuaj.
Lutuni të bashkuar
tani për konvertim global. Shpirti i Shenjtë është hedhur, nga Unë, mbi mbarë botën më 10 Maj
2011. Tashmë, ai i ka shënuar kaq shumë shpirtra të mirë që të shpallin Fjalën
Time.
Tani që pushteti i Satanit
po dobësohet, ai do të sulmojë sa më shumë shpirtra të jetë e mundur. Sulmet më
të këqija do të shkaktohen mbi kishat e Mia dhe mbi të gjithë ata që më
nderojnë Mua, Atin e tyre Qiellor.
Besimi i Kishës Sime do të vazhdojë të dobësohet, por besimi i
atyre që përkulen para Meje do të ndikojë në mendjet e të Krishterëve të mirë
kudo dhe do t’i sjellë ata më pranë Meje.
Shumë konfuzion po zhvillohet mes fëmijëve të Mi. Për të gjithë
ata që janë të shpërqendruar nga lutja tek Unë, Hyji Më i Larti, dëgjojeni
thirrjen Time për njerëzimin tani.
Kurrë mos lejoni që ndonjëri t’ju largojë nga e Vërteta e fjalës
Sime të Shenjtë të dhënë njerëzimit për shpëtimin e shpirtrave.
Kurrë mos lejoni që
ndonjëri t’ju pengojë të luteni për ata shpirtra të gjorë të torturuar që janë
mbërthyer nga Satani.
Bashkohuni si një, fëmijë,
dhe lutuni për Mëshirë një herë të fundit. Lutjet tuaja më ofrojnë Mua ndihmën
që kërkohet për të shpëtuar shumicën e njerëzimit.
Ti, bija Ime, je profeti i kohëve të fundit, që do të vuash më
shumë. Për shkak të këtij Misioni ti do të marrësh Mesazhet e fundit të këtij lloji për botën dhe do të jesh
shënjestra kryesore e Satanit dhe e djajve të tij.
Tani gjenden shumë
profetë që iu është dhënë një mision i shenjtë i autorizuar nga Unë për të
ndihmuar në drejtimin e njerëzimit.
Pas Misionit tënd, Unë nuk
do të dërgoj njeri tjetër për të përhapur Mesazhet e Mia sepse bota, ashtu si
ju e njihni atë, do të ketë ndryshuar përgjithmonë.
Si profet i ditëve të fundit, zëri
yt do të refuzohet nga besimtarët, më së pari, sepse ata do t’i kundërshtojnë
këto Mesazhe Hyjnore me agresivitet, në një mënyrë që do të të tronditë dhe të
trembë ty, bija Ime.
Satani do t’i sulmojë ata shpirtra të gjorë, të shenjtë me
qëllimin për të më lënduar Mua. Ai
tashmë i ka verbuar zemrat e besimtarëve ndaj të Vërtetës. Ai do ta deformojë
të Vërtetën në mendjet e atyre që më bëjnë nderime Mua, Atit të tyre Qiellor
dhe Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit.
Gëzohuni, sidoqoftë, sepse
shumë konvertim është arritur tashmë me ndihmën e vizionarëve dhe profetëve të
tjerë në botë. Kaq shumë ngjarje katastrofike tashmë janë evituar si pasojë e
punës së tyre. Sidoqoftë,
një numër i caktuar ndëshkimesh do të vazhdojnë t’i bien njerëzimit me qëllim
që t’i pastrojnë kombet.
Bija Ime, fuqia e gjarprit do të shtypet, dhe së shpejti. Prandaj
dhe fëmijët e Mi nuk duhet ta kenë frikë të ardhmen. Ju, fëmijët e Mi të
dashur, keni një të ardhme të lavdishme
përpara jush. Gjithçka që ju duhet të bëni është të luteni për vëllezërit
dhe motrat tuaja dhe të besoni tek Unë
plotësisht.
Ndërsa Paralajmërimi, që do të ndodhë së shpejti dhe papritur, do
të shpëtojë shpirtra, shumë lutje duhen
akoma. Lutjet që Unë i kërkoj prej jush tani janë në veçanti për të rinjtë në çdo pjesë të botës.
Këta janë fëmijët e zënë në grackë nga gënjeshtrat djallëzore
të futura nga Satani. Këta janë fëmijët që e kalojnë pjesën më të madhe të
kohës së tyre duke jetuar në idhujtari të rreme dhe në një botë imagjinare. Ata
kanë nevojë për lutjet tuaja më së shumti. Bashkohuni, fëmijë. Lërini
ndryshimet tuaja mënjanë. Hiqeni xhaketën tuaj të krenarisë. Bini në gjunjë, në
dashuri dhe përulësi, për të më kërkuar Mua Hiret që ju nevojiten. Këto Hire do
ta vërshojnë shpirtin tuaj me Shpirtin e Shenjtë. Vetëm atëherë lutjet tuaja do
të dëgjohen dhe do të marrin përgjigje.
Ati juaj i dashur Qiellor
Hyji Më i Larti
Hyji Më i Larti