Sunday, 28 April 2013

Ata do të gënjejnë vazhdimisht, dhe predikimet e tyre publike do të jenë një mashtrim në Sytë e Zotit


E Enjte, 25 Prill 2013, ora 10:30

Bija Ime e dashur, nuk do të jetë gjatë para se disidentët brënda Kishës Katolike, që e kanë braktisur bindjen e tyre ndaj Zotit, do të mblidhen së bashku për të nisur një sulm të ashpër mbi ata shërbëtorë të shenjtë që janë besnik ndaj të Vërtetës.

Ata të pabesë ndaj Trupit Tim do të ndryshojnë shumë ligje dhe do të krijojnë interpretime të reja mbi rëndësinë së Eukaristisë së Shenjtë. Shumë shërbëtorë të shenjtë të Zotit, dhe besimtarë nëpër të gjitha fetë Kristjane, do të shikojnë ndërsa Shpirti I Shenjtë do të sulmohet. Shumë do të tronditen nga mënyra në të cilën Emiri Im dhe Mësimet e Mia do të ri-interpretohen, ku theksi do të bier mbi detyrimet e njeriut ndaj njeriut. Njeriu do të inkurajohet të dojë njëri tjetrin, dhe të vërë nevojat e tyre para altarit të Zotit.

Nga jashtë, kjo lëvizje ndaj Krishtërimit do të duket si një gjë e mirë. Ajo do të reklamoj rëndësinë e dashurisë, por jo në një mënyrë që është e shprehur nga Zoti. Njerëzit në vëndet e larta do të shikohen të lavdërojnë publikisht njëri tjetrin ndërsa ata kryejnë ceremoni fetare. Ata do të përulen ndaj njëri tjetrit me respekt dhe do ta hedhin veten, në adhurim, në këmbët e armiqve të Zotit.

Të gjitha këto rite madhështore do ta gënjejnë botën dhe shumë nuk do ta kuptojnë qëllimin e këtyre ceremonive. Këto vepra, këto predikime të reja dhe ceremoni të reja, që mendohet se më nderojnë Mua, Jezu Krishtin, në të kundërt do të jenë të zeza sipas llojit, sepse ato do të lavdërojnë bishën. 
Mbreti i errësirës po lëviz shpejt me shpirtrat e tij djallëzor, brënda zemrave të shumë prej atyre që kanë përgjegjësi të udhëheqin ndjekësit e Mi. Disa nga këta shërbëtorë nuk e kuptojnë se po tundohen nga i ligu. Unë ju them atyre – ejani tani. Ejani tek Unë përmes Sakramentit të Rrëfimit. Nëse jeni merakosur për besimin tuaj, Unë do t’ju ndriçoj, por ju duhet të pastroni shpirtin tuaj nga krenaria. Është krenaria, ajo që ju gënjen të besoni se intelekti juaj është superior ndaj atij të Zotit.

Të tjerët, si ujqër të veshur si dele, i kanë shitur shpirtrat e tyre tek Satani. Dhe ashtu si ai vepron, ata do të jenë dinak në mënyrën me të cilën ata do të mashtrojnë fëmijët e Zotit. Ata do të tundojnë të tjerët duke i lavdëruar shërbëtorët e tyre për shenjtërinë e tyre dhe kjo do të tërheqi ata shërbëtorë, me një dashuri për vetveten, të mbushur me krenari, të cilët do të ndjekin si delet. Ata do të gënjejnë vazhdimisht, dhe predikimet e tyre publike do të jenë një mashtrim në Sytë e Zotit. As edhe një grimcë e përulësisë së vërtetë nuk do të shikohet në ndonjë nga fjalët e tyre, edhe pse ata do të bëjnë të pamundurën të sigurojnë që ata sillen publikisht si shërbëtorë të përulët të Zotit. Fuqia e Shpirtit të Shenjtë do të mungoj në praninë e tyre dhe ata të Mitë, që me të vërtetë më njohin Mua, do të jenë dëshmimtar të kësaj.

Sa shumë nga shërbëtorët e Mi të shkretë do të fundosen në këto gënjeshtra, që do të çojnë në dhunimin e Trupit Tim, dhe shumë prej tyre që mburren për dashurinë e tyre për Mua, do të jenë të parët të ngulin gozhdën tjetër ndërsa më kryqëzojnë Mua përsëri.

Bija Ime, urrejtja që tregohet ndaj teje do të vij nga dy anë, si rezultat direkt i rënies së Kishës Sime në Tokë. Njëra anë do të jenë ata që thonë se përfaqësojnë Kishën Time në Tokë, por që nuk janë të tillë, sepse ata përfaqësojnë një doktrinë tjetër. Ana tjetër do të jenë shërbëtorët e Mi besnik, që nuk do të besojnë ty.

Ti duhet ta dish se e Vërteta shkakton frikë dhe zemërim. E Vërteta e dhënë profetëve të vërtetë të Zotit nuk shkakton vetëm zemërim – për arsye të frikës, ajo shkakton tërbim. Tërbimi dhe zemërimi vijnë nga shpirtrat e liq. I ligu, përmes zemrave të njerëzve, do të bëj të pamunudrën për të ndaluar Fjalën e Zotit.

Zemërimi kundër profetëve është një urrejtje për Zotin.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: