Friday, 26 April 2013

Të gjithë profetët e rremë do të dëbohen nga Unë dhe ndëshkohen rëndë


E Martë, 23 Prill 2013, ora 16:55

Bija Ime e dashur, vizionarët e Mi, në mbarë botën po kalojnë vuajtje të mëdha në këtë kohë, ndërsa durojnë dhimbjen që kërkohet për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit. Ata, pasi e kanë ofruar veten e tyre në shërbimin Tim, do të ecin të vetëm, ashtu si bëra Unë kur u ngjita në Malin e Kalvarit, vetëm me fare pak që do t’ju vijnë atyre në ndihmë.

Ashtu si ata shpirtat e Mi të vërtetë kalojnë dhimbjen, talljen dhe refuzimin, po ashtu edhe ata profetët dhe vizionarët e rremë do të lavdërohen dhe ata do të gënjejnë shumë. Profetët e rremë do të ngrihen mes jush dhe do të tërheqin lavdërime dhe lavdi. Pas shfaqjes së tyre të përulësisë dhe fjalëve të ëmbla, do të ketë një boshllëk të krijuar nga shpirti i lig.  

Unë e paralajmëroj botën të mos i ndjeki profetët e rremë, që kërkojnë lavdi, adhurim dhe lavdërime për veten e tyre, në Emrin Tim të Shenjtë. Asnjë njeri, i dërguar nga Unë, Jezu Krishti, nuk do ta lartësoj veten me qëllim që t’ju bëj ju të bini tek këmbët e tyre. Asnjë profet i Imi nuk do të qëndroj në një pjedestal dhe të thotë se ai është më i madh se ju. Ai nuk duhet të thotë se është më i madh se vëllezrit dhe motrat e tij për ta bërë këtë. Ajo që ai duhet të bëj është të predikoj fjalët e të ashtu-quajturës mënçuri në një mënyrë që do t’ju bëj të besoni se ai duhet lavdëruar për besnikërinë e tij të vetë shpallur ndaj Zotit. Në vënd që të inkurajoj lutje dhe afrimin tuaj tek Zoti, ai do të urdhëroj dhe do të kërkoj respektin tuaj, në fillim. Ai do ta bëj këtë duke ju treguar atë lloj të cilësive që ju do ta lidhni me njerëzit e devotshëm. Këta profetë të rremë do t’i tërheqin shpirtrat drejt tyre përmes mëkatit të krenarisë. Krenaria, tek një profet i rremë, do të tërheqi krenarinë tek shpirtrat e tjerë. Njëri lavdëron tjetrin duke përdorur Emrin e Zotit për të shpallur madhështinë e tyre.

Kini kujdes nga ata që do t’ju kërkojnë të mbuloni veten, me ato që ata i referohen si, dhurata të veçanta, që tërheqin botën shpirtërore. Ju duhet t’i shmangni ata, që në Emrin Tim, ju ftojnë të merreni me shpirtrat, që ata thonë se do t’ju sjellin paqje dhe rehati të madhe, por kur Zoti nuk është përmëndur. Nëse nuk ju ftojnë të përkuleni me përulësi para Zotit, por në të kundërt, ju kërkojnë të vini veten tuaj dhe mirqënien tuaj të parën dhe përpara nevojave të të tjerëve, atëherë ju duhet ta dini se ata kurrë nuk vijnë nga Zoti. Ju kurrë nuk duhet të vini interesat tuaja, apo të të tjerëve, para Zotit. Gjtihçka që ju kërkoni duhet të jetë sipas Vullnetit Hyjnor të Zotit.

Shumë nga profetët e rremë të botës po punojnë me shpirtrat, që nuk vijnë nga Unë. Ata do të reklamojnë rëndësinë e shërimit të brëndshëm, mendimit pozitiv dhe metafizike, të gjitha këto çojnë në një gjë. Njeriu do të inkurajohet të lartësoj veten e tij para Zotit.

Të gjithë profetët e rremë do të dëbohen nga Unë dhe do të ndëshkohen rëndë. Ndëshkimet e tyre do t’ja kalojnë ato të njerëzve të zakonshëm, sepse ata do të jenë përgjegjës për humbjen e kaq shumë shpirtrave.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: