Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 10 April 2013

Ky tempull i ri, do t’ju thuhet se është një kishë, e cila i bashkon të gjithë sepse Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij

E Dielë, 7 Prill 2013, ora 18:40

Bija Ime fort e dashur, çdo njëra nga kishat e Hyjit në tokë që më nderojnë Mua, Birin e Njeriut dhe ato që i bëjnë nderime Atit Tim, së shpejti do të ndahen. Shumë, brënda secilës kishë, do të rebelohen dhe përçarje të mëdha do të krijohen kur më shumë të gënjyer, mes radhëve të tyre, do të provojnë të fusin ligjet, që e pranojnë mëkatin.

Detyrimet morale që ndjehen nga ata që e duan dhe e njohin Fjalën e Shenjtë të Hyjit do të dënohen rëndë dhe do të akuzohen se janë mizorë dhe të pashpirt. Krimi i tyre do të jetë kundërshtimi i ligjeve mëkatare, të cilat do të dalin kur kishat të përçahen gjatë persekutimit të antikrishtit.

Kur ata të ndahen dhe të copëtohen, themelet e tyre do të lëkunden. Ata nuk do të jenë më në gjëndje të qëndrojnë të fortë përballë ligësisë dhe padrejtësisë. Atëherë do të ketë ardhur edhe koha që shumë shpirtra të çorjentuar, të cilët do të bëhen shumë të hutuar, të dëshmojnë një tempull tjetër të Hyjit.

Ky tempull i ri, do t’ju thuhet se është një kishë, e cila i bashkon të gjithë sepse Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij. Dhe nëse Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij, atëherë Ai do t’i donte ata të bashkuar në një; që ata ta mbështesin njëri tjetrin, pavarësisht nga besimi, feja, ngjyra e lëkurës, raca dhe ligjet e tyre. Të gjithë do të bashkohen, do t’ju thuhet atyre, në Pamjen e Hyjit, dhe atyre do t’ju kërkohet të dërgojnë përfaqësues në tempullin e ri, i cili do të vendoset në Romë. Atyre do t’ju thuhet se ky është Jeruzalemi i Ri, i profetizuar në Bibël dhe i mbrojtur nga lideri i zgjedhur i Hyjit – profeti i rremë.

Sa shumë do të mashtrohen nga kjo gënjeshtër e madhe, një shtrembërim i Fjalës së Shenjtë të Hyjit – e cila ju dha Gjon
 Ungjilltarit. Çdo Fjalë e dhënë këtij profeti, për kohët e fundit, do të hiqet, përpunohet dhe manipulohet për t’ju përshtatur programit të antikrishtit.

Ata që refuzojnë ta pranojnë këtë kishtë të re, të ashtu-quajtur inkluzive, do të konsiderohen si jo t
ë Krishterë. Ata do të ngacmohen dhe do të bëhen të duken si të marrë. Vetëm prej Shpirtit të Shenjtë, i cili i udhëheq ata, përndryshe ata do të fundoseshin në tempullin e rremë dhe të turpshëm, i cili fsheh të vërtetën e shëmtuar, që ndodhet nën sipërfaqen e saj.

Antikrishti është gati të bëj futjen e tij madhështore në skenën botërore dhe do të jetë ai, i cili jo vetëm që do të sundoj mbi këto kisha, por edhe do t’i gënjej njerëzit të besojnë se ai zotëron dhunti hyjnore të veçanta. Ai do të nderohet për shërbimin e tij të madh ndaj çështjeve humanitare. Ai, antikrishti, do të marri çmime ndërkombëtare për punën e tij bamirëse. Dhe pastaj ata do të thonë se ai zotëron personalitetin magjepës e shoqëruar kjo me njerëzit e shenjtë. Më pas nuk do të jetë gjatë kur mrekullitë do të njihen se vijnë prej tij, dhe më në fund, ai do të thotë se është një profet me një mision nga Hyji.

Shumë do të gënjehen nga ky mashtrim i tmerrshëm sepse ai do të mbështetet nga kishat e botës dhe atij do t’i jepet vula e aprovimit nga profeti i rremë.

Përfundimisht, bota do të besoj se ai jam Unë, Jezu Krishti. Fjala Ime do të bier në vesh të shurdhët ndërsa prania e tij mbërthen gjithë njerëzimin, duartrokitja e të cilëve do të heshti zërat që shpallin Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Por, për arsye të Mëshirës Sime të madhe, Unë me Dorën e Atit Tim do të ndërhyj përgjatë çdo hapi të vetëm.

Mesazhet e Mia kurrë nuk do të ndalojnë deri në ditën e fundit. Zëri Im kurrë nuk do të shuhet. Fëmijët e Hyjit, që do të mbeten të vërtetë ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë, kurrë nuk do të vdesin.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/07/this-new-temple-they-will-be-told-is-a-church-which-unites-all-because-god-loves-all-his-children/