Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 4 April 2013

Unë do të vij përsëri në ditën e fundit. Por Unë nuk do të eci në Tokë përpara kësaj

E Mërkurë, 3 Prill 2013, ora 18:00

Bija Ime fort e dashur, Fuqia e Zërit Tim, përmes këtyre Mesazheve, ka arritur kaq shumë kombe në vetëm dy vjet, sa miliona shpirtra do të ndihmojnë tani p
ër të shpëtuar shpirtrat e vëllezërve dhe motrave të tyre.

Fjala e Hyjit, e ndezur përmes kësaj Thirrje nga Qielli, do të përhapet nga të gjithë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezrit dhe motrat tuaja nëpër botë. Shpejtësia e këtij Misioni, që e ka rrëmbyer botën si një stuhi, po ushqehet nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

Sa shumë gjuhë, sa shumë kombe, sa shumë shpirtra, e kanë shtrënguar Dorën Time të Mëshirës dhe tani më ndjekin Mua ndërsa Unë i udh
ëheq ata drejt Jetës së Përjetshme.

Ati Im i premtoi botës Librin e të Vërtetës për kohët e fundit. Ai gjithmonë e përmbush Premtimin e Tij. Asnjë njeri nuk mund ta dijë përmbajtjen e Librit të së Vërtetës, sepse nuk ishte për njohurinë tuaj. Vetëm Profetit Daniel ju dha përmbajtja e tij, por ai u udhëzua nga Ati Im të mos i tregonte sekretet e tij.

Tani, bija Ime, si profetja e fundit ty të është dhënë përmbajtja e tij dhe sipas Fjalës së Hyjit, ai do të japi shumë fryte. Libri i të Vërtetës po i jepet botës për të shpëtuar racën njerëzore nga një vdekje e caktuar. Ai është një Dhuratë shpëtimi për shpirtin. Ai sjell me vete hire të jashtëzakonshme. Ai ju sjell të Vërtetën, jo vetëm t’ju kujtoj për Mësimet e Mia, por, t’ju pregatisi për sulmet mbi Kishën Time, të cilat do të çojnë në shkatërrimin e shpirtrave.

Libri i të Vërtetës, gjithashtu, do t’ju zbuloj ju, ndjekësve t
ë Mi të dashur, Planin e Atit Tim për t’ju ndihmuar të bëni pregatitjet e duhura që kërkohen për të hyrë në Parajsën e Re dhe të Lavdishme në Tokë. Pa Librin e të Vërtetës, ju, dishepujt e Mi, do të jeni si qengjat e çuar në thertore, pasi ju duhet ta dini se besimi juaj tek Hyji do të sfidohet dhe shumë përpjekje do të bëhen për të fshirë të gjitha gjurmët e Mia, Jesu Krishtit, nga faqja e Tokës.

Kur njerëzit të kenë uri për të Vërtetën e Hyjit, ata do të kthehen në një drejtim tjetër për të kërkuar ngushëllim. As edhe një njeri mbi këtë Tokë nuk mund të mbijetoj pa një besim në diçka, që premton jetë. Për fat të keq, shumë zgjedhin doktrina të rreme, që i joshin sipas dobësisë së tyre. Dashuria për veten, do të thotë se fetë dhe të ashtu-quajturit sekte të ndriçimit shpirtëror i joshin lakmitë e zemrave të njerëzve. Vetë-kënaqësia nuk të çon tek Hyji, apo tek e Vërteta. Pastaj ata shpirtra të gjorë, që nuk besojnë në jetën pas asaj në Tokë, ecin në mjerim pa asnjë shpresë në zemrat e tyre.

Fuqia e Shpirtit Tim të Shenjtë, bubullima e Zërit Tim, mrekullitë që Unë do të zbuloj dhe prova e vërtetësisë së këtyre Mesazheve do të fitojnë shpirtrat e milionave.

Prania Ime e mbulon Tokën dhe kjo ka provokuar shumë urrejtje, pasi Satani i helmon mëndjet e ndjekësve të Mi. Prania Ime është në Tabernakullat e botës, në Kishat e Mia, në fjalët e të gjithë vizionarëve të zgjedhur. Por në këto, Mesazhet e Mia të fundit për njerëzimin, Prania Ime do të çoj drejt konvertimit global.

Ju kurrë nuk duhet të harroni Premtimin Tim. Unë do të vij përsëri në ditën e fundit. Por Unë nuk do të eci në Tokë përpara kësaj. Paralajmërimi Im për ju është të dëgjoni profecitë. Çdo njeri që pohon se jam Unë, apo çdo njeri që ju thotë se Jezusi ecën në Tokë në trup njerëzor, është një gënjeshtar.

Koha Ime do të vij kur Unë të zbres nga Qielli në të njëjtën mënyrë në të cilën u ngjita në ditën Time të fundit në Tokë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/03/i-will-come-again-on-the-last-day-but-i-will-not-walk-the-earth-beforehand/