E Premte, 19 Prill 2013, ora 17:00
Bija Ime fort e dashur, sa i vetmuar është ky Mision, pavarësisht nga qindra e mijra që të rrethojnë ty me dashurinë dhe lutjet e tyre.
Kur ti punon për Mua dhe e braktis veten, në dorëzim të plotë tek Këmbët e Mia, ti do të ndjehesh shumë e vetmuar. Ti do të përballesh me zemërimin e armiqve të Mi, të cilët nuk do të japin as edhe një moment qetësie.
Ti, bija Ime, duhet të dëgjosh tani ndërsa Unë i ofroj të gjithë atyre që më refuzojnë Mua, në këto Fjalë që Unë i dhuroj fëmijve të Hyjit, një Dhuratë të veçantë.
Unë kërkoj që ata prej jush që janë të frikësuar dhe në mëdyshje për këto Mesazhe të më dëgjojnë Mua tani. A nuk e dini se sa Unë ju dua edhe kur më urreni Mua? A nuk e dini se Unë kurrë nuk do t’ju ndëshkoja për mos pranimin e këtyre Mesazheve, që po ju jepen vetëm që Unë të mund t’ju pregatis dhe t’ju forcoj për sprovat që vijojnë?
A nuk më njihni Mua, Jezusin tuaj të dashur, kur Unë ju bëj thirrje tani?
Unë Jam Shpëtimtari juaj dhe Unë kurrë nuk do t’ju lija mënjanë kur ka dyshime në mëndjen tuaj. Si mund të jem Unë i Zemëruar me ju kur ju më doni Mua dhe vetëm merakoseni për të Vërtetën? Unë tani ju pregatis për sfidat që do t’ju duhen të përballeni tani, ashtu si e tregojnë profecitë, për persekutimin e Kishës Sime në Tokë, të ndodhi.
Për t’ju tërhequr drejt Mëshirës së Dashurisë Sime dhe për t’i ndriçuar zemrat tuaja, Unë ju jap këtë Dhuratë. Unë ju Premtoj se kur ju më thërrisni Mua në këtë mënyrë, përmes kësaj Lutje, se dyshimet tuaja se Kush Jam Unë, që po flet me ju tani, do të zhduken. Unë ju ofroj këtë Dhuratë që ju, përmes Lutjeve që Unë i jap botës në këtë kohë, të mund të shpëtoni gjithë njerëzimin.
Nëse ju vini tek Unë, të çliruar nga krenaria dhe me një ndërgjegje të hapur dhe të pastër, ju do ta kuptoni në çast se ju është dhënë kjo Dhuratë. Ajo është Dhurata e Kthimit në besim për të tjerët.
Lutja e Kryqëzatës (105) Dhurata e Kthimit në besim për të tjerët
O Jezusi im më i dashur, me dashurinë time për Ty, të lutem pranoje shpirtin tim në bashkim me Ty.
Merre shpirtin tim, mbuloje atë me Shpirtin Tënd të Shenjtë dhe më ndihmo, përmes kësaj Lutjeje, të shpëtoj të gjithë ata me të cilët unë bie në kontakt.
Pushtoje çdo shpirt që unë takoj me Mëshirën Tënde të Shenjtë dhe ofroi atyre Shpëtimin që iu nevojitet për të hyrë në Mbretërinë Tënde.
Dëgjoji lutjet e mia. Dëgjoji thirrjet e mia dhe përmes Mëshirës Tënde, shpëtoji shpirtrat e të gjithë njerëzimit. Amen.
Ata prej jush që hedhin fjalë të këqija mbi këto Mesazhe dhe që i refuzojnë ato, Unë kërkoj që ju të vini tek Unë.
Unë do t’ju tregoj të Vërtetën. Unë do t’ju marr dhe do t’ju jap ngushëllim. Unë gjithmonë do t’ju dua pavarësisht se sa më fyeni Mua.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/19/i-ask-that-those-of-you-who-are-frightened-and-confused-by-these-messages-to-hear-me-now/