Kerko Mesazhet ketu

Friday, 12 April 2013

Hyji Atë: Lutje për Çelësin drejt Parajsës së Re

E Mërkurë, 10 Prill 2013, ora 16:45

Bija Ime e dashur, ndërsa Flaka e Shpirtit të Shenjtë i pushton ata shpirtra të përulët që i lexojnë këto Mesazhe, po ashtu do të përhapet edhe konvertimi global. Fjala e Shenjtë e Hyjit është si një shpërthim i fuqishëm ere, që sjell me vete dhe tek të gjithë ata shpirtra në zgjimin e vet, frytet e bollëkshme.

Prej atyre farave t
ë para të mbjellura, një mori frytesh janë rritur, të cilat mbulojnë çdo komb, përfshi edhe ato nën regjimin komunist.

Bija Ime, ndërsa Fjala Ime e Shenjtë mbërthen mëndjet dhe shpirtrat e çdo besimi, ajo do të presi si një shpatë përmes atyre kombeve që më kthejnë Mua shpinën, Atit tuaj të dashur. Prandaj, kur urrejtja të shtohet kundër jush, dijeni se Fjala Ime e Shenjtë, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave, po kryhet me sukses.

Ti, lajmëtarja Ime, je vetëm një instrument. Ky Mision nuk është rreth teje. Ai nuk është për ndriçimin e shpirtit tënd, sepse ky nuk është qëllimi Im, edhe pse është i kënaqshëm për Mua. Ti, bija Ime, si lajmëtare e fundit, duhet vetëm t’i komunikosh botës Mesazhet që po të jepen, për të mirën e njerëzimit. Opinionet e tua, dhe këshilla jote ndaj të tjerëve, nuk kanë rëndësi dhe ti nuk e ke autoritetin të ndash ndonj
ë pikëpamje njerëzore me të tjerët.

Kur Zëri i Hyjit arrin tek zemrat e njerëzve, ai shumfishohet brënda shpirtrave të shumë vetave. Është Mirësia Ime, si Ati i Dashur i gjithë njerëzimit, që lejon për këto bekime të mëdha.

Ashtu si është parathënë, mrekulli të mëdha do të dëshmohen prej atyre që ju është dhënë Dhurata e Shpirtit të Shenjtë përmes këtij Misioni. Unë i bekoj të gjithë ata që i shpërndajnë dhe i përhapin Mesazhet e Mia, sepse përpjekjet e tyre do ta hedhin Fjalën Time si një perde, e cila do të mbuloj Tokën.

Ata që kanë pritur për Dhuratën e Kthimit n
ë Besim – ata shpirtrat e Mi të gjorë e të boshatisur – Unë ju them tani. Unë, Ati Juaj i Dashur, ju premtoj se Unë do t’ju pushtoj dhe do t’ju hap zemrat kur të thoni këtë lutje.

Hyji Atë: Lutje për Çelësin për në Parajsën e Re

"I dashur Atë, jam unë, fëmija Yt i humbur, që, kaq i ngatërruar dhe i verbër, saqë pa Ndihmën Tënde, Dashurinë Tënde, unë s’jam askush. Më shpëto mua përmes Dashurisë se Birit Tënd, Jezu Krishtit, dhe më jep Çelësin për në Parajsën Tënde të Re në Tokë. Amen."

Fëmijë, Unë do t’ju bekoj dhe mbroj ju. Ju jeni të Mitë – të gjithë ju.

Ndërsa Unë dëshiroj për ju dhe derdh lotë për ata prej jush që më urrejnë Mua, Unë do të përdor Forcën Time të Gjithpushtetshme për t’i çliruar zemrat tuaja të ngurtësuara me qëllim që Unë të mund t’ju dhuroj trashëgiminë, të cilën Unë e kam krijuar me dashuri.

Ndërhyrja Ime, duke ju zbuluar ngjarjet që do vijnë, do t’ju ndihmoj të kuptoni se sa shumë Unë ju dua. Kur këto ngjarje të shpalosen para syve tuaj, Unë do të jem duke pritur për ju të vini tek Unë me dashuri dhe besim në shpirtrat tuaj.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/10/god-the-father-prayer-for-the-key-to-the-new-paradise/