Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 7 April 2013

Nëna e Hyjit: Ti je dërguar për të pregatitur udhën për Ardhjen e Tij të Dytë

E Shtunë, 6 Prill 2013, ora 16:30

Bija Ime, pavarësisht se sa i vetmuar apo i vështirë është ky Mision, ti gjithmonë duhet të vazhdosh t’i bindesh Birit tim. Ti duhet të respektosh çdo kërkesë që të bëhet ty. Ti duhet të përgjigjesh ndaj çdo detyre që pritet nga ty, madje edhe kur kjo do të thotë të nxitësh zemërimin e të tjerëve.

Secili nga vizionarët e Hyjit, të cilëve unë ju shfaqja, vuajtën nga duart e atyre që i refuzonin ata mizorisht. Edhe pse shumë prej tyre me kalimin e kohës u besuan, ti, bija ime, do të vuash më shumë sepse ti je një profete e Hyjit. Profetët e Hyjit gjithmonë kanë nxitur urrejtje mes fëmijve të Tij, sepse Satani i ushtron goditjet e tij më të tmerrshme kundër atyre që flasin Fjalën e Hyjit.

Si profete e ditëve të fundit, armiqtë e tu do të konsistojnë, jo vetëm në ata që e refuzojnë dhe e urrejnë Birin tim, por edhe ata që e duan Atë. Armiqtë e tu do t’ja kalojnë në numër atyre që erdhën para teje. Prandaj dhe ti duhet t’i bindesh Birit tim gjatë gjithë kohës dhe t’i përgjigjesh Atij shpejt, sepse Ai i bën këto gjëra dhe të kërkon të ndjekësh udhëzimet e Tij, për të mbrojtur ty.

Ti je dërguar për të pregatitur udhën për Ardhjen e Tij të Dytë dhe me këtë përgjegjësi do të vij shumë hidhërim. Ndërsa gënjeshtrat, urrejtja dhe kundërshtimi i ashpër ndaj këtyre Mesazheve vazhdojnë, ti duhet ta ngushëllosh veten, sepse pa këtë Mision shumë më tepër shpirtra nuk do ta pranonin Mëshirën e Birit Tim.

Lutu për çdo person të vetëm që hedh abuzime mbi ty, sepse kur ti lutesh për ata, Biri im do t’i ndriçoj ata dhe shpejt ata do t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës.

Unë, Nëna juaj e dashur, të mbuloj me Mantelin tim më të Shenjtë dhe unë e shtyp kokën e gjarprit sa herë që ai përpiqet të lëndoj ty. Prandaj shko tani, bija ime, në paqe. Ki besim tek unë, Nëna e Shpëtimit, gjatë gjithë kohës që unë e mbroj këtë Mision të veçantë. Ki besim në Birin tim, sepse Ai e di se çfarë po bën. Lëre gjithçka në Duart e Tij të Shenjta.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/06/mother-of-god-you-have-been-sent-to-prepare-the-way-for-his-second-coming/