Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 2 April 2013

Hyji Atë: Unë, Ati juaj i dashur, e kam vendosur më në fund ditën për Paralajmërimin. Vetëm Unë e di këtë datë

E Hënë, 1 Prill 2013, ora 17:22

Bija Ime m
ë e dashur, Sakrificat e bëra nga Unë, Ati juaj i dashur, në emër të njerëzimit po vijnë drejt fundit.

Çdo përpjekje është bërë, prej Dashurisë Sime të Pastër për fëmijët e Mi, për t’i shpëtuar ata nga ligësia e mëkatit. Në këto kohë, beteja përfundimtare për të shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi të çdo besimi dhe race është tani në fazat përfundimtare.

Kush mes jush do ta mbroj të Vërtetën, kur ajo ju është dhënë për kaq kohë? Kush mes jush do ta pranoj Fjalën Time të Shenjtë ashtu si ju është treguar në Librin Tim të së Vërtetës sot? Ata prej jush që ul
ërijnë ndaj profetes Sime do të heshten, me qëllim që fëmijët e Mi të jenë në gjëndje të dëgjojnë Zërin e ëmbël të Birit Tim të dashur, ndërsa i tërheq shpirtrat drejt qiellit të sigurtë, për t’i pregatitur ata për Parajsën e Re në tokë.

Unë i bëj thirrje të gjithë fëmijve të Mi, të fortë, të dobët, të lënduar, të paditur dhe ata të mbushur me krenari, të cilët mendojnë se e dinë të Vërtetën e profecive të premtuara nga Unë nëpër shekuj, t’i përgjigjen kësaj thirrje nga Mbretëria Ime Qiellore.

Unë, Ati juaj i dashur, e kam vendosur më në fund ditën për Paralajmërimin. Vetëm Unë e di këtë datë. Vetëm Unë e di datën e Ditës së Madhe kur Biri Im të kthehet për të deklaruar Mbretërinë që Unë i premtova Atij.

Dita e Paralajmërimit, e dhënë juve, si një Dhuratë e madhe, do ta ndaj njerëzimin në dy pjesë. Gjysma e parë do ta pranoj Mëshirën e madhe të Birit Tim. Gjysma tjetër do të fshihet dhe do të vrapoj.

Ata do të besojnë se do ta kenë fuqinë t’i rezistojnë ndërhyrjes së Hyjit për t’i shpëtuar ata. 
Çfarë ata nuk e dinë është se Unë do t’i ndjek ata deri në Ditën e Fundit për t’i shpëtuar nga tmerri final, nga i cili nuk ka kthim.

Fëmijët e Mi, mos u trëmbni nga Unë. Është për arsye të Dashurisë Sime për ju që Unë e kam lejuar persekutimin përfundimtar kur i ligu do të shfaqet në një mënyrë si kurrë më parë.

Të gjitha Kishat e Krishtere do të rrëzohen në shpirt. Disa do të shkatërrohen. Kisha Katolike, mbi gjithë të tjerat, do të vuaj më tepër, pasi tani do të kalbet nga brënda bërthamës së vet.

Kjo sëmundje do të jetë e ashpër, por Kisha e themeluar nga Biri Im në tokë do t’i rezistoj kësaj ligësie, edhe pse shumë prej saj do të jetë jashtë Romës, sepse Froni i Pjetrit është poshtëruar.

Ngrihuni tani, të gjithë ju që i premtoni besnikëri Birit Tim. Qëndroni të bashkuar dhe lutuni që kjo fëlliqësi të mos i preki ata shpirtra që kanë dhënë jetën e tyre për Birin Tim.

Oh sa do të tundohen ata nga ligjet e reja, që ata do të besojnë të jenë t
ë diktuara nga Qielli, përmes Fronit të Romës. Sa do të rënkojnë zemrat e tyre nga trishtimi kur trazirat të shpërthejnë. Sa do të vajtojnë kur ata shërbëtorë të shenjtë, në qindra e mijra, do të përjashtohen. Vetëm atëherë ata do t’i shtrijnë krahët dhe do të thërresin Birin Tim që t’i udhëzoj.

Hyjnia Ime do ta mbuloj botën dhe do t’i mbledhi të gjithë fëmijët e Mi në Mbretërinë e Birit Tim. Ju duhet ta prisni këtë thirrje dhe t’i pranoni, me zemra dashamirëse, këto Dhurata që ju jepen si armët që ju nevojiten për të luftuar kundër të keqes, e cila do të mbuloj tokën në errësirë.

Të urtët dhe të përulurit në shpirt, që më duan Mua, Atin e tyre, dhe ata që e pranojnë Hyjninë e Birit Tim të vetëm, Jezu Krishtit, do të mblidhen të parët. Ata, emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, do të thirren dhe do të mbretërojnë si udhëheqës, së bashku me shenjtorët, mes 12 fiseve të Israelit.

Pastaj ju me shpirtrat e vakët do të ndriçoheni dhe barra juaj do të jetë më e rëndë. Do të jetë përmes lutjeve tuaja, që të tjerët – ata që fshihen nga Unë – të sillen nën strehën e Mbrojtjes Sime.

Bisha, që struket para Meje, nuk do t’i fitoj shpirtrat e atyre fëmijve të Mi aq lehtë. Çdo Vepër Mëshire, çdo mrekulli, dhe çdo ndërhyrje do të dhurohet nga Unë për hir të fëmijve të Mi.

Ata që qëndrojnë para Meje dhe fëmijëve të Mi do të vuajnë një ndëshkim të tmerrshëm. Edhe pse Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, Unë nuk do të hezitoj të ndaloj ata mes jush që, po t’i lejoja Unë, do ta shkatërronin Mbretërinë Time, të cilën Unë do ta mbush me gjithë familjen Time.

Ruhuni prej Zemërimit Tim. Edhe pse ai është i përmbajtur dhe Durimi Im është i madh, Unë do të hedh mbi tokë një mundim të madh, madje edhe po të jetë se shkatërron shumë prej saj. Ashtu si një sëmundje, që e mbërthen trupin njerëzor, po ashtu edhe veprat e liga të njeriut kundër vëllait të tyre, i shkatërrojnë qelizat e shëndosha. Nëse kjo sëmundje nuk ndalohet dhe nëse nuk është shkulur dhe flakur tutje mishi i sëmurë, Unë nuk mund ta bëj trupin të plotë përsëri.

Do të jetë vetëm Trupi i plotë, i shëndetshëm i Kishës së Birit Tim në tokë që do të vij tek porta e Mbretërisë Sime të Re në tokë. Ata që janë larguar nga tundimet për të refuzuar Birin Tim do ta kenë më të lehtë të bëhen të denjë të bashkohen si Një Trup, në bashkësi me Birin Tim. Atyre do t’ju jepet jeta e përjetshme dhe dhimbja nuk do të jetë më.

Ati juaj I Dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/01/god-the-father-i-your-beloved-father-have-set-the-day-for-the-warning-at-last-only-i-know-of-this-date/