Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 11 April 2013

Kaq shumë priftërinj të mirë dhe të shenjtë që janë bashkuar për t'i kundërshtuar këto Mesazhe

E Martë, 9 Prill 2013, ora 23:00

Bija Ime fort e dashur, ka kaq shumë priftërinj të mirë dhe të shenjtë që janë bashkuar për t'i kundërshtuar këto Mesazhe, por ata nuk i kanë cilësitë dhe njohurinë ta bëjnë këtë.

Udha e tyre është t’i shërbejnë Hyjit.

Ata nuk duhet ta lejojnë veten të njollosen në këtë mënyrë, sepse kjo shkakton rrezik për shpirtrat e atyre që e njohin Zërin Tim në këto Mesazhe.

Ndërsa përdorin praktikat shpirtërore të Epokës së Re, shumë priftërinj besojnë se njohuritë e tyre fetare do të thotë se ata e kanë talentin të njohin një profet të vërtetë të Zotit. Sa shumë të larguar janë ata nga Unë, sa nuk mund ta njohin Fjalën Time të Shenjtë. Unë nuk ju kam dhënë atyre hire të tilla, sepse krenaria i ka penguar.

Për ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, që komplomentoni, thurni intriga dhe përdorni simbolin e pozitës suaj të shenjtë në shërbimin e Zotit, si një mjet për të larguar anëtarët e kishës nga Fjala Ime, dijeni se ju do të ndëshkoheni. Ju me të vërtetë nuk më njihni Mua. Ju nuk jeni besnik ndaj Meje. Ju jeni të paditur ndaj njohurive shpirtërore dhe ju nuk e keni autoritetin të turpëroni publikisht, të qortoni të tjerët apo të poshtëroni dikë në Emrin Tim.

Secili prej jush do t’i duhet të përgjigjet tek Unë. Unë do t’ju ndëshkoj, jo për mosbesimin tuaj, por për mëkatin e krenarisë, i cili ju bën të besoni se dini më shumë mbi çështjet shpirtërore se Unë, Jezu Krishti, Zotëria Juaj.

Sa më lëndoni Mua. Sa më zhgënjeni Mua, sepse tradhëtia juaj e ka lënduar Misionin Tim, të fundit të këtij lloji. Për çdo mëkatar që ju largoni nga Unë, ju do të mbani përgjegjësinë për shpirtrat e tyre. Dhe pastaj, me zemrën e rënduar, do t’ju duhet t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, kur e Vërteta t’ju bëhet e ditur.

Përse e refuzuat Kupën Time kur po ju jepej e Vërteta, me dashuri dhe besim, dhe kur ju e dinit në zemrat tuaja se ajo ishte nga Unë?

Përse atëherë u përpoqët të shkatërroni Mesazhet e Mia?

A e keni idenë mbi seriozitetin e betimeve të Shenjta që ju kryet në Emrin Tim?

Tani ju duhet të meditoni dhe të lexoni Lutjet e Kryqëzatës Sime. Nëse ju e bëni këtë, atëherë Unë do t’ju jap bekimin Tim dhe fuqinë e dijes. Por vetëm ata me zemër të përulur mund të vijnë tek Unë.

Kthehuni. Pastaj ejani tek Unë të zhveshur. Lërini mbrapa të gjitha pikpamjet tuaja cinike, mendimet tuaja të anëshme dhe vlerësimet tuaja për këto Mesazhe, të bazuara në thashetheme, fjalë dhe sygjerime. Kur ajo ditë të vijë, Unë do t’ju pagëzoj edhe njëherë dhe ju do të bëheni të pastër përsëri. Shpirtrat tuaj do të bëhen si ato të fëmijve dhe me një uri që kërkon Praninë Time.

Unë pres përgjigjen tuaj. Unë Jam gjithë Dashuri. Unë Jam gjithë Mëshirë. Ejani tek Unë. Unë Jam gjithçka që ju keni nevojë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/09/so-many-good-and-holy-priests-who-have-joined-together-to-pull-these-messages-apart/