E Hënë, 22 Prill 2013, ora 16:00
Bija ime, me qëllim që fëmijët e Hyjit të shpëtohen, ata duhet të ndjekin udhën e Birit tim. Ata duhet ta pranojnë se, për t’u bërë të denjë për Mbretërinë e Tij, ata duhet të zhvishen nga influencat e botës, të cilat i largojnë ata nga Hyji.
Ata që kthehen tek Biri im, ndërsa përpiqen të kapin të Vërtetën, do të shikojnë një numër ndryshimesh të ndodhin në jetën e tyre. Për ata që nuk e njohin Atë dhe që i hapin zemrat e tyre tek Ai për herën e parë, ata do të derdhin lotë.
Këto lotë do të jenë si rezultat i dashurisë që Ai do të fusi në zemrat e tyre dhe ata do të ngashërehen. Këto janë lotët e kthimit në besim.
Zemrat dhe shpirtrat e tyre do të mbushen me një dashuri, të cilën ata nuk e kanë njohur kurrë më parë. Kjo është Dashuria e Hyjit dhe ajo është një Dhuratë nga Qielli.
Pastaj menjëherë, të mbushur me Dritën e Hyjit, ata do të tërheqin errësirën e të ligut, i cili kërkon shpirtrat që janë të mbushur me këtë Dritë. Kjo do të jetë kur ata të vuajnë në duart e të tjerëve, që janë përdorur nga i ligu, për të sulmuar besimin dhe besnikërinë e tyre ndaj Hyjit.
Ata me një dashuri të thjeshtë për Birin tim, të zbrazët nga gjithë arroganca dhe krenaria njerëzore – që nuk dorëzohen ndaj presionit të atyre që e mohojnë Birin tim – do të vuajnë ashtu si Ai vuajti. Ata do të ndjejnë dhimbje kur të dëshmojnë mëkatin, sepse ata ndjejnë të njëjtën dhimbje ashtu si Biri im. Ata do të pengohen dhe do të bien, ashtu si bëri Biri im në Udhën e Kalvarit. Sepse për sa kohë të jetojnë, ata do të ndjejnë dhimbjen e vuajtjes së Birit tim. Kjo do të qëndroj me ata deri kur pastrimi final i botës të përfundoj.
Kurrë mos mendoni se kjo besnikëri ndaj Birit tim është e ndërthurur përgjithmonë vetëm me dhimbjen, sepse ajo sjell gjithashtu një gëzim, një paqe dhe një shpresë, që sjellin jetën e përjetshme. Ju kurrë nuk duhet ta lejoni dashurinë tuaj për Birin tim t’ju ndaj nga të gjithë fëmijët e Hyjit. Por ju duhet të arrini tek çdo njeri, sidomos ata që kurrë nuk i kanë hapur zemrat e tyre tek Biri im. Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj.
Përmes Dhuratës së kthimit në besim, ju janë dhënë Hiret që ju duhen për t’i sjellë këta shpirtra tek Biri im. Ju duhet ta bëni këtë përmes pranimit të dhimbjes që ju duhet të duroni, si një ushtar i Krishtit, dhe sipas lutjeve dhe sakrificave për të tjerët.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/22/mother-of-god-to-be-made-worthy-of-his-kingdom-they-must-be-stripped-bare-of-worldly-influences/