Kerko Mesazhet ketu

Saturday 2 January 2016

Ekzekutimi, Eutanazia, Aborti dhe Vetëvrasja

E Premte, 15 Korrik 2011, në 17:30

Bija Ime, është kur fëmijët e Mi ndjejnë dashuri në zemrat e tyre që ata mund të jenë të sigurt se Unë jam i pranishëm në shpirtrat e tyre. Dashuria Ime do t'i mbajë fëmijët e Mi të fortë kur ata më pak e presin. Kjo është gjithashtu e vërtetë edhe për mëkatarët e ngurtë guaska e jashtme e të cilëve, shumë shpesh, fsheh një zemër të butë.

Çdo person i vetëm në Tokë është një fëmijë i krijuar nga Hyji Atë.

Për këtë arsye, Drita ekziston brenda çdo personi, edhe pse mund të jetë shumë e dobët kur shpirtrat janë të tërhequr drejt errësirës. Prapë se prapë, Drita Ime është akoma e pranishme, sepse pa të do të ishte errësirë e plotë, ku ata nuk mund të funksiononin. Është kur shpirtrat arrijnë një gjendje të tmerrshme errësire që ata shumë shpesh shkojnë drejt vetëvrasjes. 

Kështu ndodh kur, për shkak të dobësisë së shpirtit dhe frymës që Satani ia vjedh shpirtrat e tyre duke i bindur ata që t'i japin fund jetës së tyre. Shumë nga ndjekësit e Mi nuk e kuptojnë gjendjen që një errësirë e tillë mund të ketë arritur në një shpirt, prandaj ata duhet të luten fort për këta fëmijë që janë në këtë gjendje dëshpërimi.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm është përherë i Mëshirshëm dhe gjithmonë do t'i ndihmojë këta shpirtra, shumë prej të cilëve po vuajnë në një shkallë të tillë sa mendjet e tyre nuk mund të funksionojnë në gjendjen e plotë të arsyes. Një mëkat mortor mund të kryhet vetëm kur personi, në kapacitetin e tij të plotë mendor, ka qëllime të qarta, kur ai apo ajo e di se ajo që po bën është e gabuar. Prandaj ju lutem të mos supozoni se shpirtra të tillë janë plotësisht të humbur, sepse shumë prej tyre nuk e dinë se çfarë po bëjnë.

Të jeni të vetëdijshëm se eutanazia (vetëvrasja e asistuar klinikisht) nuk është e pranuar nga Ati Im dhe nuk është e tolerueshme, sepse asnjë njeri nuk mund ta marrë me vetëdije jetën e një tjetri. Asnjë arsye nuk mund të jepet për ta justifikuar këtë në Emër të Atit Tim. Toleranca mund të paraqitet bashkë me argumentin për trajtimin human për ta justifikuar këtë vepër, por asnjë njeri, përveç Atit të Gjithëpushtetshëm, nuk mund ta vendosë datën e vdekjes, sepse kjo nuk është e drejtë e njeriut. Atij kurrë nuk do t'i jepet autoriteti për ta kryer këtë mëkat mortor.

Çdo justifikim ofrohet nga njeriu, kur e merr jetën e një tjetri, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk do të pranohet si i drejtë, në çdo lloj rrethane. Kjo vlen për ekzekutimin, mëkatin e abortit dhe eutanazisë. Ngrihuni tani, të gjithë ju, dhe mbajeni mend se ju do të gjykoheni ashpërsisht nëse ju e thyeni më të Shenjtin nga të gjitha Urdhërimet e Atit Tim – 
Ti Nuk Duhet të Vrasësh. 

Ta kujtoni se ka vetëm një Hyj dhe vetëm Ai mund ta vendosë se kur jeta duhet të merret. Thyejeni këtë Urdhërim në dijeni të plotë për çfarë jeni duke bërë dhe ju do të vuani torturën e Ferrit në përjetësi.

Ju lutem, Unë ju përgjërohem, mos i pranoni presionet e Satanit, i cili vazhdimisht e inkurajon marrjen e jetës me qëllim që ai të mund t'i vjedhë shpirtrat që përndryshe do të ishin të prirur për në Mbretërinë e Lavdishme të Atit Tim.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Mësuesi dhe Shpenguesi, Jezu Krishti