Monday, 11 January 2016

Pyetje drejtuar Jezusit

E Hënë, 1 Gusht 2011, në 23:30
Pas marrjes së Mesazhit, me titull “Të jeni të përgatitur në çdo kohë”, vizionarja pa një Imazh të Jezusit në të cilën Ai u shfaq i trishtuar. Pastaj ajo i bëri Atij një numër pyetjesh ndaj të cilave Ai iu përgjigj.
Pyetje për Jezusin: “A je i trishtuar?”
Përgjigja: “Po, dhe i dërrmuar. Mëkatet e njeriut po e copëtojnë Zemrën Time më dysh.”
Pyetje për Jezusin: “Çfarë do të ndihmojë?”
Përgjigja: “Lutja dhe shumë prej saj. Përkushtimi i ndjekësve të Mi, përmes recitimit ditor të Mëshirës Hyjnore dhe Rruzarja e Shenjtë do t'i shpëtojnë fëmijët e Mi. Ata, ndjekësit e Mi, duhet të këmbëngulin edhe nëse është e rëndë.”
Pyetje për Jezusin: “Çfarë të shqetëson ty më shumë?”
Përgjigjet: “Ata që jo vetëm më urrejnë Mua, por që zgjedhin të adhurojnë Satanin në rituale të turpshme ku ata nuk arrijnë ta shohin se si po gënjehen.”
“Shërbëtorët e Mi të shenjtë që e kanë humbur dashurinë e tyre për Mua.”
“Ata që i persekutojnë të tjerët.”
“Ata vrasës që nuk e vlerësojnë jetën e fëmijëve të Mi.”
“Aborti, forma më e keqe e gjenocidit. Unë derdh lot çdo moment të vetëm për shpirtrat e Mi të vegjël, të cilët kurrë nuk mundën të marrin frymën e tyre të parë.”
“Lufta dhe lehtësia me të cilën ajo kryhet, zakonisht nga ata që, po të viheshin në mes të fushës së betejës, do t’ia mbathnin si frikacakë. Shumë nga këta njerëz që deklarojnë luftë, e bëjnë këtë vetëm për të fituar pushtet. Ata më ofendojnë Mua shumë.”
Pyetje për Jezusin: “Çfarë të bën të lumtur?”
Përgjigja: “Besimi i ndjekësve të Mi dhe i atyre që janë të vendosur për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtra. Unë i dua ata me kaq butësi dhe dhembshuri. Ata do të shpërblehen shumë në Mbretërinë e Atit Tim.”
Përfundim