Monday, 11 January 2016

Të jeni të Përgatitur në çdo kohë

E Hënë, 1 Gusht 2011, në 23:00
Bija Ime fort e dashur ti je tani me të vërtetë e bashkuar me Mua më në fund. Tani do ta shikosh se përse ka një urgjencë për t'i ndihmuar njerëzit t'i hapin sytë që të mund të kthehen në besim për të hyrë në mbretërinë e Atit Tim.
Sa shumë njerëz sot më përbuzin Mua. Kur emri Im përmendet nga besimtarët në mënyrë nderimi edhe ata, gjithashtu, përbuzen, tallen dhe vihen në lojë. Pastaj janë të tjerët që nevrikosen kur sfidohen në Emrin Tim. Ka gjithashtu të tjerë që jo vetëm më mohojnë Mua por që gjithashtu më urrejnë Mua. Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë njerëz në botë që i kanë kthyer shpinën besimit.
Sa shumë shpirtra zgjedhin të hedhin poshtë çdo mendim se Unë, apo Ati Im i Përjetshëm ekzistojmë. Ata mendojnë se nuk luan rol nëse besojnë apo jo dhe se kjo është e parëndësishme në jetën e tyre. Shumë prej atyre me besim të vakët disa herë i shpërfillin mësimet e Mia të cilat i ndjekin sa për sy e faqe. Ata besojnë se do të kenë shumë kohë më vonë në jetë për t’ia përkushtuar kohën e nevojshme besimit të tyre. Kjo është sidomos e vërtetë për brezin e ri që mendon se besimi i tyre nuk është akoma diçka për të cilën ata duhet të shqetësohen tani. Ata besojnë se kanë shumë vite përpara tyre për të më nderuar Mua Shpëtimtarin e tyre të dashur dhe Atin Tim të Përjetshëm. Prandaj dhe njerëzit e moshuar tentojnë ta rindezin besimin e tyre në një fazë më të vonshme në jetën e tyre kur fillojnë të mendojnë për jetën e mëtejshme.
Ajo që njeriu nuk arrin të kuptojë është se ata mund të vdesin në çdo moment, në çdo kohë, në çdo moshë nga lindja në pleqëri. Nuk ka rëndësi. Ai duhet të jetë i përgatitur në çdo kohë.
Unë iu bëj thirrje të gjithë besimtarëve që të luten për dijen për t'ua mësuar të rinjve kudo nevojën urgjente për t'i hapur sytë e tyre ndaj dashurisë që Unë dhe Ati Im i Përjetshëm kemi për secilin prej tyre. I ndihmoni për t'i hapur sytë e tyre ndaj premtimit të Parajsës. Është detyra juaj ndaj Meje tani që Unë të mos i humbas të rinjtë ndaj gënjeshtrave që Satani përhap në botë sot.
Më ndihmoni Mua t'i shpëtoj të gjithë ata që besojnë se kanë plot kohë për t'i kushtuar vëmendje shpirtrave të tyre në përgatitje për Parajsën e Re mbi tokë e cila po afron dhe që do të bëhet një realitet sa hap e mbyll sytë kur shumica prej jush më pak e pret atë.
Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti