Friday, 15 January 2016

Hyji Atë: roli i vuajtjes

E Diel, 7 Gusht 2011, në 14:45
Unë Jam Alfa dhe Omega. Unë Jam Hyji Atë, Krijuesi i njeriut dhe i universit.
Bija Ime e shtrenjtë, Unë tani përfundimisht e pranoj dhuratën tënde për Mua për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave. Dhurata jote është pranuar me dashuri dhe gëzim. Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por ti do të jesh e mbrojtur sa herë që të më kërkosh Mua ndihmën Time çdonjërën prej ditëve.
Vuajtja jote do të jetë mendore dhe një errësirë e shpirtit. Ndërsa të përkeqësohet, vazhdo ta kujtosh veten për ato krijesa që do të shpëtohen prej vuajtjes tënde.
Shko në Adhurim sa më shpesh të mundesh për të fituar forcën e kërkuar për këtë Punë. Mesazhet nga Biri Im i dashur do të vazhdojë. Ato duhet të postohen si më parë, sepse Mesazhet e Tij për botën do të shtohen, nuk do të pakësohen. Ti po ndihmohesh nga shumë shenjtorë të cilët ndërhyjnë në emrin tënd.
Vazhdo që t'i lutesh Trinisë së Shenjtë për hiret e kërkuara për të qëndruar e fortë. Kurrë mos u ndje e braktisur, ndërsa kjo do të duket të jetë pjesë e vuajtjes tënde. Mbështete kokën. Qëndro e heshtur dhe shfaqu e gëzuar tek bota e jashtme. Shpërfilli ata që do të të lëndojnë. Por, kujtohu se do të jetë prej Dritës Hyjnore e cila do të ndriçojë përmes shpirtit tënd që do të nxjerrë errësirën tek të tjerët. Atëherë dhe vetëm atëherë ti do ta kuptosh torturën që përshkon përmes Zemrës së Birit Tim kur Ai e shikon mëkatin në botë. Vuajtja jote do të jetë vetëm një copëz e asaj që Ai vuan çdo minutë të ditës.
Pranoje tani Dhuratën që edhe ty të është dhënë duke u thirrur për t'u bërë një shpirt viktimë.
Mbaje mend, ti, bija Ime, je në Zemrën Time gjatë gjithë kohës. Unë të ruaj dhe të mbroj ty. Qeshu tani. Mos ki frikë sepse kjo Punë do të sjellë shpërblime të mëdha për ty dhe familjen tënde dhe të dashurit e tu, në Mbretërinë Time të Lavdishme.
Ati juaj i dashur
Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave