Tuesday, 5 January 2016

Ju jeni tani në mes të Mundimit

E Mërkurë, 20 Korrik 2011, në 23:00
Bija Ime, ti, siç e di, je vizionarja më e pangjarë për shkak të mungesës së njohurive të çështjeve të Shenjta. Megjithatë ti je lajmëtarja e zgjedhur. Ti duhet ta kuptosh se nuk do të jesh e aftë t'i mbrosh Mesazhet e Mia me ndonjë autoritet të vërtetë prandaj qëndro e heshtur kur të kërkohet t'i shpjegosh Mesazhet e Mia.
Ti do të provokohesh dhe do të ngacmohesh për t'u përfshirë me argumente fetare dhe sidomos eskatologjike, por ti nuk duhet të përgjigjesh më, apo të japësh interpretimin tënd të përgjigjeve. Për shkak të kësaj Pune ti nuk do të pëlqehesh. Xhelozi shpirtërore do të dalë mes ndjekësve të Mi, sidomos mes teologëve dhe atyre që e kanë studiuar Shkrimin gjithë jetën e tyre, prandaj qëndro e heshtur, sepse ti nuk e ke njohurinë as dhe autoritetin për ta bërë këtë, ashtu si të kam thënë më parë.
Vetëm ndiq udhëzimet e Mia dhe qëndro e përmbajtur. Përgjigju ndaj kërkesave për lutje, me patjetër, dhe ndihmo për t'i bashkuar ndjekësit e Mi dhe të devotshmit që e kanë premtuar ndihmën e tyre në këtë Punë.
Koha është e shkurtër tani. Çdo gjë ka për të ndodhur me shpejtësi. Paralajmërimi është afër tani, prandaj nuk ka mbetur shumë kohë për t'u lutur për ata shpirtra të gjorë të cilët do të jenë të humbur. Duke e recituar Mëshirën Time Hyjnore, të dedikuar për ata shpirtra të veçantë, shumë miliona shpirtra do të shpëtohen.
Ju, fëmijët e Mi, jeni tani në mes të atij që quhet Mundim, ashtu si është profetizuar në Librin Tim të Shenjtë. Pjesa e dytë, Mundimi i Madh do të fillojë ashtu si Unë kam thënë, përpara fundit të vitit 2012. Kjo nuk ka për qëllim të fusë frikën tek ti, bija Ime, por për të të bërë të vetëdijshme për urgjencën që fëmijët e Mi të luten për ndihmën Time.
Tashmë, përmes lutjeve të vizionarëve të Mi në mbarë botën, fuqia e Rendit të Ri Botëror, të drejtuar nga forcat Masonike, po fillon të dobësohet dhe të shpaloset para vetë syve tuaj. Shumë më tepër nga këto organizata globale të etura për pushtet do të bien në gjunjët e tyre të përulura, ndërsa ato i japin llogari jo vetëm Hyjit Atë, për ligësinë e tyre, por edhe atyre ndaj të cilëve ato kanë një përgjegjësi mbi këtë Tokë.
Shikoni tani ndërsa grumbullimet e grupeve të fuqishme përpiqen t'ia hedhin njëri-tjetrit, të mbulojnë mëkatet e tyre dhe t’ia fshehin të Vërtetën atyre që ia kanë frikën në vendet e larta. Lutja, fëmijët e Mi, po e sjell këtë. Hyji Atë po godet tani për t'i ndëshkuar këta njerëz përpara se ata të zbatojnë planin e lig që po përgatisin për t'i kontrolluar fëmijët e Mi.
Kjo është një periudhë e dhimbshme, fëmijë, sepse ndikimi i Satanit kurrë nuk ka qenë kaq i fuqishëm në këto ditë të fundit të sundimit të tij mbi Tokë. Luftojini udhët e tij të liga, fëmijë – të gjithë ju. Vetëm shikoni rrëmujën që ai po shkakton kur ai e kthen vëllanë kundër vëllait, shtetin kundër shtetit, krijon urrejtje midis të gjithë juve dhe përçmim për jetët e njëri-tjetrit. Dhe pastaj është urrejtja e plotë që ai fut në fëmijët e Mi për Mua, Shpëtimtarin e tyre të dashur. Urrejtja që ai ngre për Atin Tim ka arritur përmasa epidemike. Forma më e fuqishme e urrejtjes e treguar ndaj Atit Tim është që njeriu ta mohojë se Ai Ekziston.
Sa shumë ju duhet ta ndjeni ankthin, fëmijë, që ju duhet të përballni në botën sot. Asnjë njeri nuk mund t'i shpërfillë trazirat thellësisht shqetësuese të krijuara nga Satani dhe miliona djaj të tij të infiltruar në mbarë botën. Dashuria Ime tani do t’ju provohet të gjithëve. Përmes Paralajmërimit Tim, Unë vij edhe një herë për t'ju shpëtuar përmes Mëshirës së Hyjit Atë. Besoni tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm, dhe ju nuk do të keni asgjë për t’u frikësuar. Shpërfilleni atë që po ndodh dhe ju nuk do të arrini të përgatiteni si duhet.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti