Kerko Mesazhet ketu

Sunday 10 January 2016

Ju nuk i përkisni Satanit, ju më përkisni Mua dhe Atit Tim të Përjetshëm

E Shtunë, 30 Korrik 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ka raste kur ti mendon se nuk do të jesh në gjendje t'i durosh sprovat që merr për shkak të Mesazheve të Mia, por ti nuk duhet të trembesh. Frika nuk është diçka që ti duhet të ndjesh. Nëse ti fillimisht, ia arrin të më lejosh Mua që të ta largoj frikën duke pasur besim në Mua plotësisht, ti do të jesh e lirë.

Oh si bijtë e Mi e kanë harruar fuqinë e Mbretërisë Hyjnore, bija Ime. Nëse ata vetëm për një moment, do të mund ta ulnin mburojën e tyre, ata do të ishin në gjendje që të shihnin qartësisht, pjesë të planit Tim Hyjnor për njerëzimin t
ë shpaloset. Kjo mburojë, mburoja e inteligjencës njerëzore e shtyrë nga logjika njerëzore, e cila nga ana tjetër është e nxitur nga zhvillimet që njeriu ka bërë përmes shkencës, nuk është asgjë përveçse kashtë. Duket solide, por është e zbrazur nga substanca. Por prapëseprapë njeriu beson se ajo i jep mbrojtje kundrejt të Vërtetës, të Vërtetës së Pranisë Hyjnore të Hyjit.

Mburoja juaj, fëmijët e Mi, e cila më bllokon Mua dhe Mësimet e Mia nga jeta juaj, do të jetë rrënimi juaj. Me kalimin e kohës ajo nuk do t'ju ofrojë asnjë mbrojtje dhe do të digjet aq shpejt, aq në çast, tamam si kashtë, sa do të mbeteni lakuriq. Lakuriqësia juaj gradualisht do t'jua zbulojë mashtrimin e Satanit dhe të gjitha premtimet e tij boshe për sigurinë materiale, që në të vërtetë nuk ekziston. Kokëfortësia e njeriut për të mos e pranuar Ekzistencën e Atit Tim të Përjetshëm do të jetë shkaku i dëbimit të tij në errësirë.

Kur ju ta shikoni Dritën Time, Flakët e Dashurisë Sime, të materializohen në qiell, së shpejti, të mos keni asnjë dyshim. Ky nuk do të jetë një iluzion. Do të jetë një realitet dhe ju duhet ta përulni veten që t'i hapni sytë tuaj ndaj të Vërtetës. Mos i ktheni sytë tutje apo të tkurreni nga frika. Prania Ime duhet të përshëndetet nga ju si mundësia juaj e fundit për shpëtim. Jam Unë Ai që vjen për t'ju mbështjellë në Krahët e Mi. Jam Unë, Shpëtimtari juaj, që vjen përsëri për t'ju kthyer nga skaji i errësirës dhe dëshpërimit. Unë ju kam thënë se Unë kurrë nuk do t'ju braktis. Unë kurrë nuk do t'ju lë në mëshirën e Satanit, sepse ju nuk i përkisni atij. Ju më përkisni Mua dhe Atit Tim të Përjetshëm, Krijuesit tuaj.

Kur ju t'i shikoni Flakët e Mia të Lavdisë në qiej, jini të gëzuar. Çdo dyshim që keni pasur ndonjëherë mbi Ekzistencën e Hyjit Atë do të zhduket. Për të përfituar nga hiret që Paralajmërimi do t'i sjellë shpirtit tuaj, që ju të mund të shpëtoheni, ju duhet të paraqiteni të vegjël në Sytë e Mi dhe të më kërkoni Mua që t'ju fal për mëkatet tuaja. Dashuria Ime do ta vërshojë atëherë shpirtin tuaj dhe ju do të ktheheni tek Unë dhe tek shtëpia juaj legjitime. Bëjini rezistencë Mëshirës Sime prej arrogancës apo me arsyetim intelektual dhe ju do të jeni të humbur.

Priteni tani Mëshirën Time me gëzim dhe entuziazëm, sepse ju do të bëheni të plotë përsëri. Ju do të rilindeni.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti