Kerko Mesazhet ketu

Friday 22 January 2016

Më ndihmoni Mua t'i Shpëtoj të gjithë të rinjtë – më të vobektët në shoqërinë tuaj

E Hënë, 15 Gusht 2011, në 00:05

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Ati Im i Përjetshëm, Hyji Më i Larti, e përgatit botën për ndryshimet përpara, Ai është i rënduar me dëshpërim për njeriun që është akoma i verbër ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Tij.

Kur Ati Im bëhet gati tani që të lajmërojë ndryshimet për të përgatitur për kthimin Tim në Tokë, Ai shikon kaq shumë mëkat në botë saqë Ai loton me dëshpërim për pashmangshmërinë e shpirtrave që do të humbasin përfundimisht për Atë. Lutja për t’i shpëtuar ata akoma gjallë në botë sot, që me dëshirë largohen prej Atij në kundërshtim të plotë, edhe pse e dinë dhe e pranojnë Ekzistencën e Tij, mund të ndihmojë në shpëtimin e shpirtrave të tyre. 

Vazhdoni të luteni dhe të bëni sakrifica personale për ata shpirtra, bija Ime, sepse pa lutje ju duhet të trembeni për të ardhmen e tyre.

Unë Jam duke u mbështetur tek ndjekësit e Mi për t'u lutur për shpirtrat e humbur. Koha e mbetur për t'i bindur të verbrit ndaj besimit për t'i hapur sytë ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit Atë është e shkurtër tani.

I bashkoni duart, Fëmijët e Mi të Dritës, që rrethi juaj i dashurisë dhe përkushtimit ndaj Meje të jetë mjaft i fortë për t'i tërhequr këta shpirtra që nuk besojnë apo nuk e pranojnë Ekzistencën Time apo të Atit Tim të dashur. Mos e thyeni këtë zinxhir të besimit kur ju mund të arrini të shpëtoni vëllezërit dhe motrat tuaja që nuk e ndjekin më udhën drejt të Vërtetës së jetës së përjetshme. Përkundrazi, meqenëse ata janë dobësuar nga joshja e kërkimeve materiale, ata do të kenë nevojë për udhëzim të qëndrueshëm për t'i ndihmuar ata.

Mos i ngacmoni ata që nuk besojnë në Hyj. Merruni me ta me të butë, tregojuni atyre për Kryqëzimin Tim dhe se si Ati Im i Përjetshëm bëri Sakrificën përfundimtare për t’i shpëtuar fëmijët e Tij, duke iu dhënë atyre Dhuratën e Hirit të Shpëtimit përmes faljes së mëkatit.

Ati Im i thërret tani të gjithë ata që i lexojnë këto Mesazhe për herë të parë. Ju duhet ta lexoni çdo Mesazh me kujdes. 

Pastaj lutuni tek Shpirti i Shenjtë për Hirin për t’ju mundësuar që të shihni se këto Mesazhe kanë Prejardhje Hyjnore. Hapeni zemrën tuaj për ta marrë Fjalën Time. Më ndjeni Mua në shpirtin tuaj duke më bërë Mua këtë kërkesë:

Jezus, nëse ky je me të vërtetë Ti, të lutem vërshoje shpirtin tim me Shenjën e Dashurisë Tënde, që të mund të njoh Ty se Kush Ti je. Mos më lër të mashtrohem nga gënjeshtrat. Përkundrazi, më trego Mëshirën Tënde duke më hapur sytë ndaj të Vërtetës dhe Udhës për në Parajsën Tënde të Re në Tokë.”

Mos harroni, fëmijë, është vetëm për shkak të Dashurisë Sime të thellë, të butë që Unë vij në botë duke komunikuar me ju në këtë mënyrë. Kjo nuk është për t’ju tronditur. Për t’ju lënë përshtypje. Për të krijuar polemikë apo debate. Kjo është për të ndihmuar në shpëtimin e të gjithë shpirtrave, sidomos të brezit të ri që nuk ka asnjë interes në fe, kaq të zënë janë ata me jetën e tyre ku Hyji zë fare pak vend. Është duke ju folur atyre në një gjuhë që ata e kuptojnë që Unë shpresoj t'i lajmëroj ata për ngjarjet që do të shpalosen. Ata janë nga më të vobektët në shoqërinë tuaj, fëmijë. Është jetike që Unë t'i arrij ata sa më shpejt të mundem.

Mblidhuni tani, fëmijët e Mi, me Mua për t'i shpëtuar të gjithë të rinjtë në botë sot. Më ndihmoni Mua t'i pushtoj ata në Mbretërinë Time, që as edhe një shpirt i vetëm i shtrenjtë të mos jetë i humbur për Mua.

Shpëtimtari juaj i dashur i gjithë Njerëzimit
Jezu Krishti