Sunday, 31 January 2016

Mesazh për Klerikët – mos i lejoni ngacmimet nga shoqëritë laike

E Shtunë, 27 Gusht 2011, në 00:10
Bija Ime, sikur vetëm më shumë priftërinj dhe pjesëtarë të Kishës së Krishterë t’i hapnin mendjet e tyre dhe ta pranonin se Unë Jam duke i folur botës tani përmes këtyre Mesazheve, atëherë Zemra Ime do të ishte më e lehtë.
Janë ndjekësit e Mi të devotshëm që e mbajnë qiririn e dritës ndërsa ata çajnë përpara për të përhapur paralajmërimet e Mia në botë, për t’i inkurajuar fëmijët e Mi që ta shpengojnë veten e tyre në Sytë e Mi. O sa trishtohem tek shikoj se sa të mbyllura janë mendjet e atyre shërbëtorëve të shenjtë që pohojnë të komunikojnë Fjalën Time, Mësimet e Mia, në botë. Ata e thyejnë Zemrën Time, kaq të ngurta janë bërë zemrat e tyre.  
Mësimet e Mia mbështesin faktin se zbulesat Hyjnore ndodhin dhe kanë ndodhur që nga fillimi i kohës. A menduan ata se Nëna Ime apo Unë, nuk do të komunikonim me fëmijët e Mi ndër shekuj? Ata janë të kënaqur që t’i kushtojnë vëmendje fjalës së shenjtorëve që kanë kaluar, shumë kohë pasi që mesazhet e tyre iu qenë dhënë botës, por jo kështu sot. Ndryshimi gjatë kësaj kohe është se atyre nuk do t’iu ofrohet aspak kohë, për t’iu dhënë mundësinë që t’i përvetësojnë këto Mesazhe pas ngjarjes. Sepse koha nuk do të jetë më ashtu si ju e njihni atë.
Unë ju bëj thirrje, shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe Zëdhënësi Im i Shenjtë, që t’i lexoni Fjalët e Mia për njerëzimin tani. Kurrë më parë ju nuk keni pasur nevojë për ndërhyrjen Time në ngjarjet e botës ashtu si tani. Mos harroni, se Unë u ringjalla së vdekuri dhe premtova se do të kthehem. Sa të përgatitur jeni ju tani? Sa shpesh i kujtoni fëmijët e Mi për nevojën për ta shpenguar veten e tyre në Sytë e Mi? Sa shpesh dëshironi t’i dëgjoni mëkatet e fëmijëve të Mi kur ju jeni kaq të ngarkuar? Koha nuk po përballohet për dëgjesën e Rrëfimeve. Ju më keni lënë Mua mënjanë, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe për këtë ju më fyeni Mua së tepërmi. T’ua mohoni fëmijëve të Mi të drejtën ndaj Sakramenteve është e pafalshme. Zgjohuni tani dhe ndiqni udhëzimin Tim. Bëni detyrën tuaj ndaj fëmijëve të Mi ashtu si më premtuat Mua përmes betimeve tuaja të shenjta. Ju lutem të mos i ktheni shpinën Mësimeve të Mia.
Besimi, dhe sidomos ai i shërbëtorëve të Mi të shenjtë të dashur, po dobësohet në mënyrë të konsiderueshme. Kjo është shkaktuar nga mallkimi i Satanit, i cili ka ecur midis jush për disa kohë, duke shkaktuar rrëmujë brenda dhe jashtë Kishës Sime. Kujtojeni këtë, shërbëtorët e Mi të shenjtë. Ky është Satani në veprim. Ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni ndaj torturave të tij që ju të largoheni nga detyra juaj ndaj Meje.
Me dëgjoni Mua tani. I kushtoni vëmendje paralajmërimeve të Mia dhe përgatiteni grigjën time, që ata të mund të kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre tani. Lëvizni atëherë, që Kisha Ime të vazhdojë të luftojë për të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe mos lejoni që ngacmimet nga shoqëritë laike t’ju shtyjnë në qoshe të trembur nga frika. Sepse nëse e bëni këtë, ju do të jeni duke iu dorëzuar tundimeve të të ligut, gënjeshtrat e të cilit kanë shkatërruar shumë nga Kisha Ime.  
Ju jeni jeta Ime, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe Unë kam nevojë për ju tani që të më ndihmoni Mua për t’i shpëtuar fëmijët e Mi të shtrenjtë, ndërsa ata hasin torturat që ia ngatërrojnë mendjen ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia dhe Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm.
Unë ju bëj thirrje tani që të më dëgjoni Mua kur ju thërras.
Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti