Saturday, 30 January 2016

Profecitë e treguara përmes kësaj profete shpalosen tani

E Mërkurë, 24 Gusht 2011, në 16:38
Bija Ime fort e dashur, çdo komb në botë do të përpiqet t’i lexojë Mesazhet e Mia të dhëna ty. Sepse do të jetë kur ata ta dëshmojnë Paralajmërimin, që do të kërkojnë pastaj drejtimin Tim për t’ju dhënë forcë.
Ti je e lodhur tani, bija Ime, ndërsa vuajtja shtohet, por ty do të jepet një pushim në pak ditë. E gjithë kjo kërkohet nga ty sepse Unë kam nevojë për vuajtjen që të më ndihmojë Mua t’i shpengoj ata njerëz në mëkat të tmerrshëm. Përpiqu dhe shiko dobinë që ajo sjell. Sepse një ditë ti do të gëzosh me Mua kur t’i shikosh Frytet e kësaj Pune.  
Marshoni përpara, fëmijët e Mi, me forcë sepse ashtu si profecitë e treguara përmes kësaj profeteje shpalosen tani, po ashtu do të jetë edhe besimi në vërtetësinë e kësaj faqeje elektronike.
Lutuni tani, fëmijët e Mi, që ju, ushtria Ime, të rriteni në numër dhe të bashkoheni në një të vetëm për të luftuar betejën shpirtërore që vijon përpara.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti