Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 20 January 2016

Ndjekësve të Mi tani iu është dhënë Dhurata e Ndërmjetësimit

E Premte, 12 Gusht 2011, në 23:45

Bija Ime e dashur, dashuria e ndjekësve të Mi më mban Mua më të fortë. Unë derdh Lot gëzimi kur dëshmoj dashurinë e atyre prej ndjekësve të Mi që të rrethojnë ty dhe të përqafojnë me lutjet e tyre.

Ata, bija Ime, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, janë thirrur që ta shpallin Fjalën Time Më të Shenjtë në botë përmes këtyre Mesazheve të rëndësishme.

Sikur vetëm ata shpirtra të tjerë që më ndjekin Mua dhe që e dinë se Unë Jam duke komunikuar përmes vizionarëve të ndryshëm t'i hapnin sytë dhe të më dëgjonin çfarë Unë kam për të thënë. Atëherë lutjet e tyre do t'i ndihmonin ata shpirtra të gjorë që nuk janë përgatitur për Paralajmërimin.

Dashuria Ime ndriçon përmes fëmijëve të Mi besnikë nëpër botë. Drita e Dashurisë Sime, që shkëlqen përmes tyre, po krijon shumë kthim në besim në botë tani. Këtë muaj, edhe pse fëmijët e Mi mund të mos jenë të vetëdijshëm, miliona shpirtra janë duke u shpëtuar tani prej përkushtimit të ndjekësve të Mi të dashur. 

Ata, fëmijët e Mi të shtrenjtë, e ndoqën urdhrin Tim për lutje dhe përkushtim gjatë këtij muaji Gusht, Muaji i Shpëtimit të Shpirtrave. Tregoju fëmijëve të Mi se lutja dhe agjërimi i tyre kanë krijuar shumë lumturi në Zemrën e butë të Atit Tim. Një shumicë hiresh rrjedhin tani mbi këta shpirtra të dashur, të shenjtë, që të fuqizohem me dhuratën e ndërmjetësimit për shpirtrat e humbur që nga kjo ditë e tutje.

Sa dëshiroj Unë që ta mbaj secilin prej tyre në Krahët e Mi, pranë Zemrës Sime të Shenjtë, që të mund t'iu tregoj atyre sa shumë Unë i dua të gjithë ata. Kaq të guximshëm, kaq besnikë dhe pavarësisht nga devijimet mëkatare, herë pas here, kaq të mirë. Zemrat dhe shpirtrat e tyre janë tani të mbushur me Dhembshurinë Time dhe Shpirti i Shenjtë do ta udhëheqë ushtrinë Time të shtrenjtë ndërsa ata marshojnë drejt fitores për të më ndihmuar Mua që të thërras më shumë shpirtra.

Shpëtimtari juaj i dashur besnik
Mbreti i Njerëzimit, Jezu Krishti