Thursday, 14 January 2016

Koha e pritjes – tregoju të tjerëve që ta dinë se çfarë të presin

E Enjte, 4 Gusht 2011, në 21:40
Bija Ime fort e dashur, bota çdo ditë bie në rrënim të mëtejshëm. Mes fëmijëve të Mi ka një përzierje shprese, shqetësimi, zemërimi dhe dëshpërimi për shkak të luftës dhe mungesës së parasë për të ushqyer dhe veshur familjet tuaja ashtu si duhet. Por dëgjoni këtë. Nuk do t'ju duhet të përpiqeni për veten tuaj më gjatë, sepse shumë shpejt tani, pas Paralajmërimit, do të ketë një ndjenjë më pozitive të Dritës dhe Dashurisë në botë. Nuk është humbur gjithçka, bija Ime.
Lutuni që ata që do të kthehen gjatë Paralajmërimit të qëndrojnë në udhën e së Vërtetës. Lutuni që dashuria për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm të bëhet më e fortë midis atyre ndjekësve që tashmë e njohin të Vërtetën.
Për sa kohë që fëmijët e Mi e pranojnë Dhuratën e Paralajmërimit atëherë nuk ka asgjë për të pasur frikë.
Për ata që nuk qëndrojnë në udhë dhe që kthehen në udhët mëkatare, ata kanë shumë për të pasur frikë. Ati Im nuk do t'i lejojë ata t'i infektojnë të tjerët përmes mënyrave të tyre të mbrapshta dhe të liga. Ata do të ndalohen. Për fat të keq, shumë do të largohen nga e Vërteta dhe do të përpiqen që të vazhdojnë të ushtrojnë pushtet dhe kontroll mbi fëmijët e Mi të tjerë.
Lutuni që Ndëshkimi të zbutet. Lutjet tuaja do të ndihmojnë për të kthyer në besim dhe për të shmangur situata të tilla. Kjo tani është koha e pritjes, e lutjes, e përgatitjes dhe e të siguruarit, që sa më shumë njerëz të jetë e mundur ta dinë se çfarë të presin.
Ky muaj i Gushtit, “Muaji i Shpëtimit të Shpirtrave”, është kaq i rëndësishëm, fëmijë. Ju lutem këmbëngulni në përkushtimin tuaj këtë muaj, sepse shpirtrat që do të shpëtoni do të jenë me shumicë. Qielli gëzon për dashurinë dhe bujarinë e zemrës dhe të shpirtit të të gjithë ndjekësve të Mi që e kanë marrë këtë angazhim, një dhuratë e çmuar për Mua, që njerëzit të shpëtohen gjatë Paralajmërimit.
Shko tani, bija Ime, dhe përhape Fjalën Time. Shko tani në paqe dhe dashuri.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti