Kerko Mesazhet ketu

Saturday 2 January 2016

Mesazhet e Mia do të sjellin lot konvertimi

E Enjte, 14 Korrik 2011, në 14:30

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të harrosh se ata që flasin në Emrin Tim do të vihen në lojë, do të tallen dhe do të bëhen të duken si të marrë. Ky është kryqi për të cilin Unë flas. Kurrë mos u zhgënje kur kjo të ndodhë.

Shumë tani e vënë në dyshim Fjalën Time të Shenjtë. Disa marrin formën e pyetjeve të vërteta, që burojnë nga një dashuri për Mua, ndërsa të tjerat janë krijuar për ta bërë Fjalën Time të duket absurde dhe pa kuptim. Fëmijët e Mi duhet ta pranojnë se Unë tani do t’i rris komunikimet e Mia me ju të gjithë, për shkak të mungesës së kohës. Nuk ka rëndësi se Fjala Ime sfidohet, përkundrazi jini të gëzuar, sepse ju e dini se është kur Unë komunikoj me fëmijët e Mi në këtë mënyrë, që pengesat do të paraqiten. 

Kjo është kur ju do ta dini se Jam Unë. Nëse duke i lexuar Mesazhet e Mia fëmijët e Mi ndjejnë lot, atëherë ata do ta dinë se këto janë lotët e konvertimit – një Dhuratë për secilin dhe çdonjërin prej jush përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Shumë nga fëmijët e Mi ndjehen të ngatërruar sepse kur Fjala Ime i jepet botës në këtë mënyrë, Unë mund t’a shqetësoj rutinën e tyre të zakonshme. Fjala Ime nuk do të sjellë gëzim tek çdo shpirt, sepse nganjëherë e Vërteta mund të jetë e frikshme. 

Nëse ata fillimisht do të ulen dhe ta lejojnë paqen Time t'i përshkojë shpirtrat e tyre duke e dorëzuar veten e tyre tek Vullneti Im i Shenjtë, ata do të përjetojnë kënaqësi të vërtetë. Kini besim tek Unë, fëmijë. Mos më bllokoni Mua jashtë. Dëgjoni me kujdes se çfarë Unë them dhe Unë do t'ju marr në udhëtimin Tim drejt shpëtimit të përjetshëm.

Mbajeni mend, Hyji Atë është tani në kontroll të Mbretërisë së Tij, të cilën asnjë njeri nuk mund ta rrëzojë. Çdo përpjekje për ta bërë këtë do të çojë në dështim. Ndërsa mëkatarët vazhdojnë të më fyejnë Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm, Dora e Tij do të jetë gati për të rënë me shpejtësi. 

Për shkak të Paralajmërimit, Ai do të përmbahet derisa kthimi në besim të jetë arritur. Ndërkohë, të gjithë ata që nuk e pranojnë të Vërtetën, ju duhet ta dini se keni fare pak kohë tani për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.

Lutuni për secilin dhe çdonjërin prej jush me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtohen.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit