Thursday, 7 January 2016

Hyji Atë do ta shkatërrojë komplotin për të rrëzuar monedhat

E Diel, 24 Korrik 2011, në 23:00
Bija Ime e dashur, përkushtimi dhe besnikëria e ndjekësve të Mi ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm tashmë po sjell një ndryshim të madh. Ju, fëmijët e Mi, duhet ta dini se përkushtimi juaj djeg flakë të një madhësie të tillë në Zemrën Time saqë ndjehet sikur ajo do të shpërthejë me Dashuri për ju. Qielli gëzon tani për mënyrën se si ju, fëmijët e Mi, më nderoni Mua me një pasion dhe përkushtim të tillë. Ju e dini në shpirtin tuaj se jam Unë Ai që flet. Jam Unë Ai që sjell një ndjenjë dashurie dhe butësie të tillë në zemrën tuaj.
Unë kam një Mesazh për të gjithë ju, fëmijë, që e ndiqni Fjalën Time Hyjnore më të Shenjtë në këtë faqe interneti. Në një botë moderne, kështu më duhet Mua të komunikoj. Ky dhe kanale te tjera komunikimi do të përdoren për të siguruar që Fjala Ime të dëgjohet dhe të ndjehet nga të gjithë besimtarët, jo-besimtarët dhe ata që nuk më njohin Mua fare.
Ju lutem ta dini se çdo përpjekje që ju bëni, prej dashurisë suaj për Mua, po jep efekt. Unë e dëgjoj gjithsecilin prej jush. Unë e di gëzimin që Unë i kam sjellë shpirtit tuaj. Unë e mirëpres mënyrën në të cilën puna juaj po e përhap Fjalën Time. Unë do ta shpërblej secilin dhe çdonjërin prej jush me hire dhe favore të veçanta. Ju lutem të më kërkoni Mua që t'i dëgjoj lutjet tuaja. Ejani tek Unë. Unë do ta dëgjoj thirrjen tuaj.
Që tani puna e Rendit të Ri Botëror po fillon të shkërmoqet. Kjo ndodh për shkak të lutjeve – lutjeve tuaja. Hyji Ati i Përjetshëm do t'i shkatërrojë ata që vazhdojnë të kryejnë komplotet e tyre të fshehta për të rrëzuar monedhat nëpër botë, ashtu si dhe ata udhëheqës politikë me të cilët ata po përpiqen të bashkëpunojnë. Dora e Tij do të vazhdojë tani të godasë për t'ju mbrojtur ju, fëmijë.
Ju lutem, Unë ju bëj thirrje të gjithëve për t'ia treguar sa më shumë zërave me influencë, përfshirë median, rreth këtyre Mesazheve. Shumë do t'ju konsiderojnë të jeni të marrë kur të flisni për këto Mesazhe. Mos kini frikë, sepse hiret që do të merrni në kryerjen e kësaj pune do ta tejkalojnë abuzimin fillestar që ju do të duroni.
Ecni përpara tani, bijtë e Mi të dashur, me dashuri dhe gëzim në zemrat tuaja. Sepse Fjala Ime duhet të mirëpritet. Më në fund ju e dini se Unë eci me ju, në mënyrë që Unë të mund t'i forcoj lidhjet e dashurisë për të gjithë ndjekësit e Mi, të cilët Unë i zgjodha për të qenë pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Gjaku Im i Çmuar i derdhur me kaq dëshirë për secilin prej jush, që ju të mund të shpëtoheshit, ju mbulon çdo ditë të vetme.
Ju jeni ushtria Ime e dashur dhe së bashku ne do të ngrihemi për t'i kthyer të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja brenda shtëpisë së tyre legjitime, të lavdishme.
Unë e dua dhe kujdesem për secilin prej jush, fëmijë. Kurrë mos harroni që kur të më luteni Mua çdo ditë, të thoni këtë lutje:
O Jezusi im i shtrenjtë, më përqafo në Krahët e Tu dhe lejoje kokën time të pushojë përmbi Supet e Tua, në mënyrë që Ti të më ngresh lart në Mbretërinë Tënde të Lavdishme kur të jetë koha e duhur. Lejoje Gjakun Tënd të Çmuar të rrjedhë mbi zemrën time, që ne të mund të bashkohemi si një.”
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti