Kerko Mesazhet ketu

Sunday 14 February 2016

Ndëshkimi mund të zbutet përmes lutjes

E Hënë, 12 Shtator 2011, në 12:00

Bija Ime fort e dashur, shumë shpejt tani bota do të ndalojë dhe periudha pas Paralajmërimit do ta ndryshojë mënyrën se si njeriu do ta shikojë botën. Kënaqësitë dhe teprimet materiale nuk do të kënaqin më. Njerëzit nuk do t’i trajtojnë më si zota, idhujt që ata i bëjnë prej njerëzve të famshëm dhe pasurisë. As edhe nuk do të jenë më aq të shpejtë për ta dënuar apo për ta trajtuar fqinjin e tyre mizorisht.

Bota e re, pas Paralajmërimit, do të jetë një vend ku dashuria për Mua dhe Hyjin Atë do të nderohet me respekt. Shumë udhëheqës nëpër vende, jo të besimit të Krishterë, do t’i bëjnë nderime Atit Tim. Ata në vende pushteti, që kontrollojnë financat e popullit, do të pendohen, në numër të madh. Më shumë të tjerë do t’i heqin shtresat e tyre të pushtetit dhe do të bashkë-ndajnë me vëllezërit dhe motrat e tyre bukën që vjen nga Hyji Atë. Sepse kjo bukë është për të gjithë dhe është dhënë për t’u ndarë në mënyrë të barabartë.

Shumë gjëra të mira do të zhvillohen si rezultat i Paralajmërimit. Megjithatë, shumë shpirtra nuk do të jenë mjaft të fortë në besimin e tyre. Ata, për fat të keq, do të kthehen prapa në udhët e tyre të vjetra. Të joshur nga premtimet e pushtetit, pasurisë, kontrollit dhe dashurisë për vetveten, ata do ta refuzojnë Hyjin Atë. Ata do ta njohin të Vërtetën, por kjo prapë nuk do të jetë e mjaftueshme për ta. Këta mëkatarë të gjorë e të dobët do të jenë një gjemb në anën tuaj, fëmijë. Pa lutjet tuaja mëkatet e tyre do të shkaktojnë rrëmujë në një botë, që do të jetë përmirësuar gjatë pastrimit të saj të ri.

Lutja, fëmijët e Mi, është kaq e rëndësishme. Ju duhet t’i kërkoni Hyjit Atë që ta pranojë kërkesën tuaj për ta shtypur persekutimin, që po planifikohet nga këta njerëz. Lutja e mjaftueshme mund, dhe do të evitojë, shumë prej tmerrit që këta mëkatarë do të përpiqen të shkaktojnë nëpër botë. Sa shumë prej jush janë të verbër ndaj planit që po kurdiset prapa shpinave tuaja. Shenjat po zbulohen me shumicë, por ju nuk po arrini t’i dalloni ato.

Fëmijët e Mi, ndërsa besimi juaj rritet lutuni që Shpirti i Shenjtë të mund të përhapet tek këta mëkatarë dhe t’ua pushtojë shpirtrat e tyre. Unë, Jezusi juaj i shtrenjtë, ju mbroj, ndjekësit e Mi të dashur. Nën urdhrin Tim Unë ju udhëzoj që të luteni, jo vetëm për këta shpirtra të rënë, por që persekutimi i burrave, grave dhe fëmijëve të thjeshtë të eliminohet. Nëse këta keqbërës, që do ta kundërshtojnë Atin Tim, vazhdojnë të terrorizojnë njerëz të pafajshëm përmes kontrolleve të reja që ata do të vënë në zbatim nëpër botë, ata do të ndëshkohen.

Këtyre mëkatarëve po iu jepet Mëshira më e madhe e mundshme që nga Kryqëzimi Im. Ata duhet ta përqafojnë Paralajmërimin, sepse kjo është hera e fundit që atyre do t’iu ofrohet mundësia e shpengimit. Përndryshe ata do të përballin një dënim të tmerrshëm. Ky dënim, që do të sillet nga Dora e Drejtësisë Hyjnore, përmes Atit Tim të Përjetshëm, nuk është i dëshirueshëm. Ndërsa nga njëra anë ky Ndëshkim i Madh ka qenë profetizuar, ai mund të zbutet përmes fuqisë së lutjes.

Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti