Kerko Mesazhet ketu

Friday 26 February 2016

Hyji Atë: Antikrishti dhe një Monedhë e Re Botërore

E Premte, 23 Shtator 2011, në 21:30

Bija Ime, ndërsa bota mund t’i trembet Paralajmërimit, ata duhet ta pranojnë se profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës janë përmbi ne. Shteti i shenjtë i Kishës është tani në rrezik, ashtu siç është edhe Shteti i Izraelit. Profecitë do të shpalosen, ndërsa bota do të kontrollohet nga antikrishti, i cili do të përpiqet që t’ju kontrollojë përmes një Monedhe të Re Botërore. Kur dhe nëse do të jeni të kontrolluar në këtë mënyrë, ju do të jeni të kontrolluar në çdo aspekt tjetër.

Paralajmërimi do t’i vërë një fre kësaj dhe të tjera mizorive djallëzore që po planifikohen nga forcat botërore, të cilat janë përtej të kuptuarit të fëmijëve të Mi kudo në botë. Si gurë shahu të pafajshëm në një lojë jo të krijuar prej jush, ju do të mbroheni nga Dora Ime e Drejtësisë.

Ngrihuni, fëmijët e Mi, dhe e luftoni këtë varg ligësish përmes lutjes. Kontrolli dhe persekutimi global që po planifikohet, pikërisht në këtë moment, mund të parandalohen përmes lutjes. Jo të gjithë prej jush munden apo do të shpëtohen, i tillë është mbërthimi i antikrishtit që do të mbajë mbi ju.

Fëmijët e Mi, Satani nuk do të fitojë kurrë. Atij nuk i është dhënë pushteti dhe ndërsa mbërthimi i tij të fillojë të dobësohet, tani ai do të tërheqë me vete sa më shumë shpirtra të mundet brenda gropave të Ferrit bashkë me të. Unë derdh lot me dhimbje të thellë për Krijimin Tim të bukur dhe për ata shpirtra të Mi të shtrenjtë. Oh sikur ata vetëm ta dëgjonin të Vërtetën.

Vlerësimi shkencor është budallallëk, sepse asnjë shkencë nuk do ta zëvendësojë realitetin e Mbretërisë Sime Hyjnore. Asnjë person mbi Tokë nuk mund ta kuptojë bukurinë dhe mrekullinë që ju pret të gjithëve, sepse ajo është e papërshkrueshme në terma njerëzore.  

Së shpejti ju do t’i kuptoni planet që Unë kam për ta shpëtuar botën nga duart e mashtruesit.

Unë ju dua të gjithëve dhe do t’i mbroj ndjekësit e Mi në çdo fazë gjatë ndonjë persekutimi të planifikuar.

Shikoni drejt Meje. Hapini krahët tuaj dhe më lejoni Mua t’ju mbaj dhe t’ju mbroj që të gjithëve.

Fëmijët e Mi të cilët besojnë tek Unë nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.

Krijuesi juaj i dashur
Hyji Më i Larti
Hyji Atë