Saturday, 27 February 2016

Shpjegojani tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj ekzistencës së Satanit

E Shtunë, 24 Shtator 2011, në 22:15
Bija Ime e dashur, përse njeriu këmbëngul për ta mohuar ekzistencën e Ferrit?
Shumë nga fëmijët e Mi, të cilët e konsiderojnë veten të jenë modernë në pikëpamjet e tyre, publikisht e mohojnë ekzistencën e Ferrit, ndërsa e deklarojnë besimin e tyre në Hyjin Atin e Përjetshëm. Ata i çorientojnë fëmijët e Mi kur përdorin justifikimin se Hyji është Përherë Mëshirëplotë. Duke i bindur fëmijët e Mi se të gjithë do të shkojnë në Qiell, ata pa dashur bëhen përgjegjës për ata që ndjekin doktrinën e tyre të gabuar.
Satani ekziston po ashtu edhe Ferri. Ferri është një vend ku Satani i merr ata shpirtra që tregojnë besnikëri ndaj tij mbi Tokë. Këta janë shpirtrat që i shtyjnë mënjanë të gjitha mendimet e Hyjit dhe inkurajojnë pranimin e veprave të liga në botë. Në disa raste njerëzit mund edhe t’ia shesin shpirtrat e tyre Satanit, në shkëmbim për një jetë pasurie, fame dhe pushteti. Shumë njerëz në industrinë e muzikës e kanë bërë këtë ndër vite. Pak konsideratë i jepet mënyrës se si bëhet besnikëria e tyre, shumë shpesh përmes inaugurimeve në grup të kryera përmes praktikave okulte.
Nga ana tjetër janë ata që jetojnë ato çfarë ata i konsiderojnë të jenë thjesht jetë të shkujdesura, plot hare, ku ata vazhdimisht kërkojnë vet-kënaqje. Ata janë thjesht disa prej shpirtrave, të cilët, në mbërritjen tek portat e Ferrit, mbesin të tronditur dhe tundin kokat e tyre në mosbesim për fatin që i pret ata. Ata nuk arrijnë ta pranojnë se ky terror që ata përballin është përgatitur nga ata vetë. Liria që iu pat dhënë atyre mbi Tokë qe abuzuar në favor të çdo gjëje që e fyen Hyjin.
Fëmijët e Mi, ju lutem t’ia shpjegoni tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj ekzistencës së Satanit. Nuk ka rëndësi nëse ata qeshin dhe hedhin abuzime mbi ju. Është detyra juaj t’i paralajmëroni ata për fatin e tmerrshëm që e pret cilindo shpirt të gjorë që përfundon atje.
Ateistëve, të cilët në shtratin e vdekjes, besojnë se vuajtja e tyre do të përfundojë me frymën e tyre të fundit, më dëgjoni Mua tani. Për ata prej jush që e mohojnë Ekzistencën e Hyjit në këtë Tokë, megjithëse e Vërteta ju ka qenë zbuluar gjatë jetës suaj, vuajtja juaj në zjarret e Ferrit do të jetë vetëm fillimi i mallkimit të përjetshëm. Ju, shpirtrat e Mi të gjorë që kryeni mëkat të rëndë përmes vullnetit tuaj të lirë, po më refuzoni Mua. Përkundrazi, ju po zgjidhni Satanin. Ai ju pret ju pas vdekjes. Unë nuk do të gjendem askund. Sepse, në atë kohë do të jetë tepër vonë për t’ju treguar Mëshirën Time.
Lutuni, lutuni, të gjithë ju, që së bashku ne të mund t’i shpëtojmë këta shpirtra. Satani nuk duhet lejuar që t’i vjedhë shpirtrat e tyre. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata ndërsa janë akoma gjallë mbi Tokë.
Jezusi juaj i dashur