Kerko Mesazhet ketu

Thursday 4 February 2016

Hyji Atë: “Dora Ime do të bjerë me forcë mbi shtetet që e legalizojnë abortin”

E Hënë, 29 Gusht 2011, në 00:05

Unë vij në Emër të Birit Tim, Jezu Krishtit. Unë Jam Alfa dhe Omega, Hyji Më i Larti. Unë dëshiroj t’iu jap fëmijëve të Mi në botë këtë Mesazh.

Dora Ime është duke u përmbajtur për ta ndëshkuar njeriun për mëkatet që kryen, përmes fuqisë së lutjes. Unë do të dërgoj një ndëshkim të rëndë nëse njeriu nuk largohet nga mëkati i vrasjes dhe abortit. Tashmë ju, fëmijët e Mi, e keni parë Zemërimin Tim përmes tërmeteve, përmbytjeve, tsunameve dhe trazirave të tjera ekologjike. 

Unë duhet t’ju ndëshkoj ju, fëmijë, sepse ju nuk mund ta shmangni ndëshkimin për fyerjet tuaja kundër njeriut.

Mëkatet e abortit do të ndëshkohen kur Dora Ime do të bjerë me forcë mbi ato kombe, që e pranojnë këtë paturpësi. Ju nuk do të lejoheni që të vrisni Krijimin Tim të pambrojtur dhe nëse qeveritë tuaja do të vazhdojnë të nxjerrin ligje për ta lejuar këtë praktikë të ulët, ju do ta shikoni Zemërimin Tim të bjerë me kaq forcë saqë ju do të lypni Mëshirë për jetën. Megjithatë, ju kurrë nuk ndaloni së menduari për marrjen e jetës së të pa-lindurve.

Vrasja nuk do të tolerohet më nga Unë. Ju do të ndaloheni dhe së shpejti. Lutuni për shpirtrat e atyre qenieve të braktisura dhe kërkoni shpengim. Mos i pranoni ligje të tilla, të krijuara nga qeveritë tuaja, të drejtuara nga të pafetë, të cilët nuk kanë aspak respekt për jetën.

Ndëshkimi Im mbi vendet fajtore për legalizimin e abortit do t’i fshijë kombet nga faqja e dheut. Vendet tuaja do të copëtohen në pjesë të vogla dhe do të bien në oqean. Klinikat dhe spitalet tuaja të ndyra, ku ju i kryeni këto praktika, do të mbyllen dhe ju, fajtorët mes jush, do të flakeni në zjarret e Ferrit për krimet tuaja të neveritshme.

Unë vij për t’ju dhënë këtë Paralajmërim tani. Kurrë mos e lejoni abortin. Ngulni këmbë në vendet tuaja dhe luftoni për ta penguar vazhdimin e këtij gjenocidi global. Nëse qeveritë tuaja vazhdojnë të kryejnë veprën e tyre të tmerrshme mbi Krijimin Tim, ju do të trajtoheni me një qortim të fuqishëm.

Dëgjojeni tani këtë, një nga Paralajmërimet e Mia më urgjente për racën njerëzore. Merreni jetën e të pa-lindurve të Mi dhe Unë do t’ua marr tuajën. Lutuni fort, fëmijë, për besimin e të gjithë fëmijëve të Mi ndërsa ata vazhdojnë t’i shpërfillin Mësimet e Mia të dhëna juve që nga fillimi i kohës.

Hyji Atë