Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 23 February 2016

Dhimbje për humbjen e fëmijëve të Mi që nuk duan t’ia dinë fare për Mua

E Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:30

Bija Ime fort e dashur, përgatite familjen tënde për 
Paralajmërimin. Kërkoju fëmijëve të Mi kudo që të kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Kërkesa e tyre duhet të jetë nga zemra. Përndryshe ata do të vuajnë dhimbjen djegëse të Purgatorit gjatë Ndriçimit të Mëshirës Sime Hyjnore, kur Unë do të ballafaqohem me secilin dhe çdonjërin prej jush.

Pastrimi që po vjen do të lërë një përshtypje aq zgjatëse dhe të paharrueshme mbi shpirtrat tuaj saqë ju do të mbeteni në Gjirin e Zemrës Sime në përjetësi.

Për ata prej jush që më njohin dhe më duan Mua, ju lutem përgatituni tani për Dhuratën Time më të madhe. Siguroni qirinj të bekuar dhe Ujë të Shenjtë dhe qëndroni gati që ju të mund të bashkoheni në lutje me shenjtorët në Qiell për të ndihmuar që të shpengoni shpirtrat e të gjithë fëmijëve të Mi rreth e qark botës.

Për herë të parë në jetët tuaja, ju do të jeni me të vërtetë vetëm në Shoqërinë Time. Pa asnjë tingull ju do të dëshmoni Kryqëzimin Tim dhe për jo-besimtarët, ata atëherë më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën e vuajtjes Sime për njerëzimin.

Ju, fëmijët e Mi, do ta kuptoni dhe do ta mirëprisni Dhuratën Time të madhe të Mëshirës dhe do t’ju jepet një forcë e njohur vetëm prej shenjtorëve në Qiell. Kjo forcë do të krijojë shtyllën kurrizore të ushtrisë Sime të re mbi Tokë në kohën më pas. Kjo ushtri e madhe do të shpëtojë miliona shpirtra të tjerë nga kthetrat e ushtrisë së udhëhequr nga antikrishti. Lutja tani do të shpëtojë dhe ndihmojë të kthejë në besim miliona gjatë kësaj kohe kritike që nga Krijimi i njerëzimit.

Më lejoni Mua t’ju përqafoj, fëmijë, sa më herët. Më lejoni Mua t’jua jap kurajën dhe forcën për të më sjellë Mua më shumë shpirtra. Unë kam nevojë për dashurinë tuaj. Plagët e Mia janë të hapura. Hidhërimi Im është në kulm për humbjen e aq shumë prej fëmijëve të Mi, që nuk duan t’ia dinë fare për Mua.  Unë ndjehem i braktisur dhe i vetëm. Më ndihmoni Mua, fëmijë, që t’i shpëtoj ata në kohë. 

Ndërsa Vepra Ime e madhe e Mëshirës do të sjellë Dritën Hyjnore brenda botës në një shkallë që do t’ju lërë pa frymë, ajo gjithashtu do të jetë një periudhë hidhërimi për ata që nuk do të jenë në gjendje për t’i bërë ballë tronditjes.

Ju lutem që të mos alarmoheni. Unë vij me Dashuri dhe Dhembshuri të madhe për ju të gjithë. Është për arsyen se Unë ju dua, që Unë tani po ndërhyj për t’ju shpëtuar nga veprat e liga që po ndërmerren nga fuqitë botërore, që duan ta pakësojnë popullsinë e botës. Ata duan ta bëjnë këtë përmes kontrollit. Unë nuk do t’i lejoj ata që ta bëjnë këtë. Ati Im është duke pritur. Nëse njeriu i pranon mëkatet për të cilat ai është fajtor, atëherë bota do të bëhet një vend i paqes dhe dashurisë. Nëse ai nuk i kushton vëmendje mësimit të marrë nga Paralajmërimi, ai nuk do të shpëtohet. Kjo do të ndodhë kur Dora e Atit Tim do të bjerë.

Unë Jam Jezu Krishti
Mbreti dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit