Kerko Mesazhet ketu

Saturday 6 February 2016

Mesazh i Virgjërës Mari: Dorëzimi si një shpirt viktimë

E Diel, 4 Shtator 2011, në 21:50
(Ky Mesazh u mor pasi vizionarja recitoi Rruzaren e Shenjtë dhe pas një shfaqjeje ku Nëna e Bekuar u shfaq për një periudhë që zgjati 20 minuta, në një dhomë private lutjeje.)
Unë vij në Emër të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit. Unë jam Nëna e Shenjtë e Hyjit.

Fëmija im, ti po vuan për Birin tim dhe java e kaluar s’ka qenë e lehtë ndërsa ti ndeshesh me forcën e ligë me qëllim që të qëndrosh besnike ndaj Birit tim të shtrenjtë. Unë vij tek ti sonte për të provuar që të shpjegoj se çfarë po ndodh. Si një shpirt viktimë ti do të përjetosh periudha braktisjesh kur mendimet e Birit tim hiqen nga mendja jote. Pastaj ndërsa ti të përpiqesh për ta përkushtuar kohën për t’u lutur, do ta shohësh se nuk do të mund ta bësh. Pas kësaj ti do të jesh e paqartë dhe më pas vetmia për Praninë e Birit tim, do të shkaktojë ty ankth. 

Mos u shqetëso, sepse sado e rëndë që është, kjo është një formë e vuajtjes, që ti duhet ta përjetosh si një shpirt viktimë.

Të lutem që të lutesh për guximin dhe për hiret për ta pranuar këtë formë të re të vuajtjes, që do të të ngatërrojë. Vazhdo me Meshën tënde ditore dhe me marrjen e Eukaristinë Më të Shenjtë, pavarësisht se çfarë shtrihet përpara. Ti do të provokohesh nga mashtruesi për t’ia kthyer shpinën kësaj Pune. Ti së shpejti, edhe një herë, do të fillosh t’i lejosh dyshimet që ta pushtojnë shpirtin tënd. 

Kërkoji të gjithëve që të luten për ty tani. Sepse dhurata jote ndaj Birit tim po vazhdon të shpëtojë shpirtra kudo. Kurrë mos e harro këtë pavarësisht se sa e vështirë është vuajtja jote.

Bija ime, unë gjithmonë do të komunikoj me ty kur ti ta humbasësh ndjesinë tënde të drejtimit, sepse unë jam Nëna jote e dashur. Unë gjithmonë do të jem këtu për të të mbrojtur dhe drejtuar ty drejt Birit tim, me qëllim që dëshirat të Tij të respektohen. Shko në dashuri dhe paqe.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Paqes