Kerko Mesazhet ketu

Saturday 27 February 2016

Reflektim mbi Kryqëzimin Tim

E Hënë, 26 Shtator 2011, në 23:45


Bija Ime fort e dashur, sonte, për të parën herë, Unë të dhashë një reflektim mbi Kryqëzimin Tim, që ty të çuditi. Megjithatë ajo që Unë të zbulova ty është me rëndësi tepër të madhe.

Shumë besimtarë të vakët mendojnë se kur Unë u kryqëzova, në njëfarë mënyre, për shkak se Unë Jam Biri i Atit Tim, Unë nuk e vuajta dhimbjen fizike që njeriu do ta vuante. Ata janë gjithashtu të mendimit se për arsye të statusit Tim Hyjnor, Unë nuk isha i frikësuar, dhe as nuk mund të frikësohesha, për shkak të forcës që Unë mora nga Ati Im.

E Vërteta është krejt ndryshe. Unë u ndjeva shumë i vetmuar dhe i frikësuar. Koha Ime në kopsht ishte tmerruese, për shkak të natyrës Sime njerëzore. Mbajeni mend, se Unë erdha me trup prej mishi. Unë kisha të njëjtat ndjesi të dhimbjes dhe të dëshpërimit, ashtu si çdo njeri. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë.

Unë u ndjeva i braktisur nga Ati Im i Përjetshëm dhe u konsiderova me të lehtë në disa aspekte nga apostujt e Mi, të cilët nuk bënë asgjë për të më ngushëlluar Mua gjatë këtyre orëve të tmerrshme.

Kur Unë u ballafaqova me ekzekutuesit e Mi, Unë dridhesha nga frika dhe me zor mund t’iu përgjigjesha akuzave të tyre. Unë u ndjeva ashtu si çdo qenie njerëzore do të ndjehej gjatë përballjes me një ekzekutim të dhunshëm. Dinjiteti Im mbeti i paprekur për arsye të Sakrificës që Unë e dija se duhet ta bëja për njerëzimin. Një paradoks ky, e di, por Unë gjithashtu ndjeva Dashuri dhe Gëzim në Zemrën Time gjatë kësaj vuajtjeje. Sepse Unë e dija se vdekja Ime do t’ju shpëtonte ju, fëmijët e Mi, përjetësisht. Megjithatë, Unë tani dua që ju ta pyesni veten se sa mund të shpëtohen nga vdekja Ime në Kryq. Kush dëshiron të shpëtohet dhe a e kuptojnë ata me të vërtetë rëndësinë.

Për shkak të vdekjes Sime, ata mund të hyjnë tani në Parajsë. A e dinë ata gjithashtu se kjo do të jetë sipas vetë zgjedhjes së tyre dhe përmes vullnetit të tyre të lirë që iu është dhënë? Besimi në Hyjin Atë duhet të jetë përparësia juaj. Ejani tek Unë në fillim dhe Unë do t’ju çoj tek Ai. 

Përmbajuni Mësimeve të Mia të dhëna përmes Biblës së Shenjtë. Duajeni fqinjin tuaj. Mbajeni besimin tuaj të thjeshtë. Mbani një pikëpamje të balancuar të besimit tuaj. Të më doni Mua. Lutuni tek Unë. Të më adhuroni Mua. Më lejoni Mua t’ju dua me Zemrën Time të butë, që Prania Ime Hyjnore të mund t’i vërshojë shpirtrat tuaj të vegjël të çmuar. Unë Jam i juaji. Ju jeni të Mitë, fëmijë. Është kaq e thjeshtë.

Sa më shumë të luteni, aq më të afërt do të bëheni. Më pranë zemra juaj do të ndërthuret në Timen.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit