Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 16 February 2016

Ndryshime do të futen në Kishë, të cilat do ta kundërshtojnë Fjalën e Hyjit

E Martë, 13 Shtator 2011, në 15:15

Bija Ime fort e dashur, jam Unë, Jezu Krishti, që pata ardhur në trup prej mishi.

Fjala Ime Më e Shenjtë duhet tani të dëgjohet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë kudo. Të gjithë ndjekësit e Mi duhet t’i ndajnë këto Mesazhe me shërbëtorët e Mi të shenjtë të të gjitha emërtimeve të Krishtera. Është jetike që ata të inkurajohen për ta dëgjuar Fjalën Time në këtë kohë kritike, përpara se ata të përçahen dhe të ndahen në dy kampe.

Puna e mashtruesit e ka infiltruar Kishën Time në çdo nivel. Shumë shpejt tani, me ngadalë por me siguri, ju do t’i shihni Meshat e Shenjta duke u pakësuar. Ju do të shikoni heqjen e lutjeve të veçanta dhe disa nga Sakramentet, të tilla si Rrëfimi, të fillojnë të pakësohen. Unë iu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë tani që të më dëgjojnë Mua dhe të luten për dije. 

Jam Unë Ai që ju thërret tani, në mënyrë që Unë të mund ta shpëtoj grigjën tuaj. Jam Unë Ai që dëshiron t’i hapë zemrat tuaja që ju të mund të planifikoni për këto kohë të fundit, të cilat do të lajmërojnë një fillim të ri për botën.

Juve do t’ju kërkohet që të tregoni besnikëri ndaj profetit të rremë shumë shpejt. Shikojeni atë për çfarë ai është dhe gjykojini punët e tij për të parë nëse ato sjellin fryte. Sepse frytet që ai dhe të përkushtuarit e skllavëruar të tij do të sjellin, do të jenë të kalbura gjer në thelb. Një e kafshuar do ta shkatërrojë besnikërinë tuaj ndaj Meje. Dy apo më shumë të kafshuara do të krijojnë një ndarje të tillë ndërmjet jush dhe Zemrës Sime të Shenjtë saqë ju do ta keni pothuajse të pamundur për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim.

Vështrojini me kujdes tani ndryshimet që ju do t’i shihni të zvarriten brenda në shërbesën tuaj. Disa nga këto modifikime nuk do të duken të jenë një problem në fillim. Por ndërsa koha të ecë përpara, disa ndryshime do të imponohen përmbi ju dhe do të detyroheni që të gëlltisni gënjeshtra. Gënjeshtrat do të vijnë nga Satani dhe do të jenë të veshura me lëkurë qengji.

Për ata me zemër të pastër ju do ta kuptoni në çast dhe do ta dalloni dinakërinë e ligë në veprim, e cila po planifikohet për ta shkatërruar Kishën Time mbi Tokë, nga brenda korridoreve të saj.

E Vërteta Ime do të shkaktojë indinjatë nëpër botë kur priftërinjtë e Mi do të thonë a është kjo profeci me siguri një gënjeshtër? E vetmja gënjeshtër që ata do të duhet ta dëshmojnë do të jetë ajo që ata do të detyrohen ta aprovojnë, e cila do të jetë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Shkrimet e Mia të Shenjta të dhëna njerëzimit që nga fillimi. Kurrë mos ia lejoni vetes që të pranoni ndonjë të Vërtetë tjetër përveç asaj të përmbajtur në Biblën e Shenjtë.

Shumë ndryshime do të futen, të cilat do ta kundërshtojnë Fjalën e Atit Tim të Përjetshëm. Këto ndryshime, shërbëtorë të Mi të shenjtë, nuk do të jenë me origjinë hyjnore dhe ju duhet t’i refuzoni këto të pavërteta nëse dëshironi të qëndroni besnikë ndaj Meje.

Zgjohuni. Ngrihuni përpara këtyre gënjeshtrave që ju do të duhet t’i hasni. Kurrë mos i pranoni ato. Fjala e Atit Tim të Përjetshëm nuk do të ndryshojë kurrë. Ajo nuk mund të modifikohet kurrë nga njerëzimi. Shumë nga ju do të jeni aq të shqetësuar prej ankthit sa do ta gjeni veten të izoluar nga shërbëtorët e tjerë të shenjtë. Mos kini frikë, sepse ka vetëm një anë që ju mund të zgjidhni. Ajo do të jetë ana ku qëndroj Unë. Nuk ka asnjë anë tjetër.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/13/changes-to-be-introduced-in-the-church-which-will-contradict-the-word-of-god/