Kerko Mesazhet ketu

Friday 12 February 2016

Cilado qoftë feja juaj, ka vetëm një Hyj

E Diel, 11 Shtator 2011, në 19:15

Bija Ime fort e dashur, kur fëmijët e Mi ndjehen të dëshpëruar, të frikësuar apo të vetmuar, tregoju atyre se duhet të kthehen tek Unë. Kurrë më parë kaq shumë nga fëmijët e Mi nëpër botë nuk e kanë ndjerë një zbrazëti të tillë në jetët e tyre. Pa asnjë drejtim ata bëhen më të hutuar kur ushqehen me një dietë prej mbeturinash. 

Media e përditshme i ushqen ata me histori, të cilat tregojnë ligësinë e pranishme në botë, me kaq shumë vende në trazira. Pastaj është mungesa e ushqimit shpirtëror, dhe në vend të tij, një dietë prej gënjeshtrash kur iu tregohet për çudirat e ambicieve së botës. Të gjitha këto, po t’i arrini të tilla gjëra, do t’ju zhgënjejnë. Pastaj ndërsa përpiqeni drejt këtyre qëllimeve ju do të jeni në ankth për t’i arritur këto maja, përsëri, ju do të zhgënjeheni.

Mbajeni mend, Unë Jam Ushqimi juaj, fëmijë. Do të jetë vetëm përmes Meje që ju do të gjeni paqe të vërtetë, kënaqësi dhe dashuri të pastër në zemrat tuaja. Nuk është e mundur të fitohet kjo lloj paqeje ndokund tjetër.

Kthehuni tek Unë tani, secili nga ju që po vuani dëshpërim në zemrat tuaja. Më lejoni Mua t’ju mbaj dhe t’ju ngushëlloj. Sepse ju, fëmijët e Mi, jeni shpirtrat e Mi të humbur, por të çmuar. Shumë prej jush jeni larguar tutje dhe nuk e dini udhën tuaj të kthimit për në grigjën Time. Disa prej jush kanë zgjedhur një grigjë të ndryshme – një grigjë jo Timen.

Dëgjojeni thirrjen Time, sepse kur ju ta dëgjoni Zërin Tim në shpirtrat tuaj ju do ta njihni të Vërtetën. Unë Jam udha juaj drejt Atit Tim të Përjetshëm. Mbajeni mend se shumë nga ju, që i japin emra të ndryshëm Hyjit Atë të Gjithëpushtetshëm, mundet akoma të jenë duke adhuruar të njëjtin Hyj. Ka vetëm një Hyj. Koha është pranë tani, për kohën kur Lavdia e Tij do t’i zbulohet botës. 

Pavarësisht se cili është interpretimi juaj, Hyji Atë është Dashuri. Mëshira e Tij është gjithëpërfshirëse. Ejani; kthehuni tek Ai tani, kudo që të jeni në botë. Ai po pret thirrjen tuaj.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti