Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 3 February 2016

Ata që e shpallin Fjalën Time të Vërtetë përmes vizionarëve do të përbuzen

E Diel, 28 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, Satani dhe djajtë e tij po përpiqen të torturojnë ty tani. Ti duhet ta pranosh këtë fakt dhe pastaj ktheji shpinën. Mos u përgjigj, apo të marrësh pjesë, sepse kur i përgjigjesh ti i jep të ligut më shumë pushtet mbi ty. Shpërfilli ngacmimet e tij dhe mbaje Dorën Time ndërsa Unë qëndroj pranë teje për të mbrojtur ty nga dëme të tilla.

Tregoju ndjekësve të Mi se ndërsa e marrin Kupën Time dhe marshojnë përpara për të përhapur të Vërtetën e kthimit Tim në Tokë, se edhe ata gjithashtu do të vuajnë. Ata do të fyhen, do të tallen dhe do të bëhen të ndjehen budallenj kur të flasin në Emrin Tim. I thuaj atyre se kur kjo të ndodhë çdo dyshim që ata mund të kenë pasur në lidhje me këto Mesazhe do të zhduket. Fëmijët e Mi, gjithmonë ta kuptoni se ata që e shpallin Fjalën Time të Vërtetë përmes vizionarëve të vërtetë do të pësojnë përbuzje ashtu si edhe shpirti i zgjedhur, roli i të cilit është të përhapë Mesazhet e Mia Hyjnore në botë. Ju, ushtria Ime nuk do të jeni më ndryshe. Ky do të jetë një mësim i vështirë për t’u përtypur nga ju. Dijeni se ju gjithmonë do të vuani në këtë jetë kur ju ecni me Mua. Dijeni gjithashtu se vetëm atëherë ju do ta kuptoni se po mbani Kryqin Tim. Sepse vetëm atëherë ju do të jeni të kualifikuar të flisni Fjalën Time. Asnjë profet, asnjë apostull i Imi nuk e ka pasur këtë udhë të lehtë. Ju duhet të luteni për forcën për t’i duruar këto sprova, që do ta testojnë besimin tuaj në ekstrem.

Kur ju e mbani Kryqin Tim për ta lehtësuar peshën Time, ju do të ngarkoheni me barrën. Nëse ju do të besoni tek Unë plotësisht, t’i pushtoni Krahët e Mi, Unë do t’ju mbaj për t’ju dhënë fuqinë që ju duhet për këtë udhëtim. Një udhëtim kaq i ngarkuar me gjemba sa këmbët tuaja mund të gjakosen, prapë besimi juaj do të jetë kaq i fortë sa ju nuk do të jeni në gjendje ta jetoni jetën pa Dashurinë Time të pastër.

Ju, fëmijët e Mi të dashur, jeni ushtria Ime e shtrenjtë. Një ditë ju do të kaloni udhët në Qiell në mrekulli të lavdishme, ku engjëjt do të këndojnë në falënderim për Punën që ju e keni kryer për Mua në jetën tuaj në Tokë. Unë i shpërblej të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm për besnikërinë e tyre dhe dashurinë e vendosur për Mua. Ju jeni të bekuar, shpirtrat e Mi të zgjedhur, që ju është dhënë Dhurata për ta parë të Vërtetën kur të tjerët thjeshtë i kthejnë shpinën.

Mos harroni, juve po ju jepet Dhurata e Shpirtit të Shenjtë dhe si rezultat i kësaj ju nuk do të jeni në gjendje të më mohoni Mua. Megjithatë, kjo rrugë do të jetë plot me gurë që mund t’i lëndojnë këmbët tuaja, gurë të mëdhenj që do t’ju pengojnë dhe ata që do t’ju kundërshtojnë për t’jua bllokuar rrugën duke ju ngacmuar dhe kërcënuar që të ktheheni nga erdhët.

Ngriteni dorën në qortim të lehtë dhe thoni:
“Unë nuk do ta mohoj kurrë udhën e Zotit. As nuk do ta mohoj ndonjë herë Ekzistencën e Jezu Krishtit, të Cilin njerëzimi është përpjekur ta shkatërrojë, jo vetëm gjatë vuajtjes së Tij në Kryq, por edhe më pas. Unë jam në një me Jezu Krishtin. Unë flas në Emër të Tij. Unë eci me Të. Ai më ngre lart që edhe unë gjithashtu, në mënyrën time të përulur, të mund të ndihmoj ta hap zemrën tuaj ndaj Dashurisë së pastër që Ai mban në Zemrën e Tij për ju dhe vetëm ju.”

Ushtria Ime e shtrenjtë, ngrihuni tani kur Unë ju udhëheq përgjatë udhës me gunga por Hyjnore drejt Parajsës së Re në Tokë që ju pret. Ju lutem të siguroni që ju të mblidhni sa më shumë nga fëmijët e Mi endacakë me vete përgjatë udhës, në mënyrë që ne të mund të bashkohemi si një familje.   

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi dhe Udhëheqësi i gjithë Njerëzimit